Arreaza falënderon Presidentin Erdogan për mbështetjen e dhënë vendit të tij

Ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës, Horge (Jorge) Arreaza falënderoi Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për “Mbështetje të hapur dhe të vendosur” ndaj tentativës për grusht shteti në vendin e tij.

Ministri Arreaza në llogarinë e tij në median sociale postoi mesazhin e Presidentit Erdoan me të cilën dënohet tentativa e grusht shtetit në Venezuelë.

Arreza shprehu kënaqësinë ndaj deklaratave të Erdoanit ndërsa tha se “Falënderojmë Presidentin Erdoan për mbështetjen e hapur dhe të vendosur ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe paqes si dhe për respektin e treguar ndaj demokracisë në Venezuelë”.

Presidenti Erdoan në mesazhin e tij në Twitter ka shkruar se “Ata që në Venezuelë po përpiqen të emërojnë një guvernator kolonie postmoderne, duhet të dinë që mënyra se si do të qeveriset vendi do të përcaktohet vetëm me zgjedhje. Parësore në demokraci është kutia e votimit. Si një vend që kemi luftuar kundër puçeve dhe që kemi përjetuar pasojat negative të tyre ne e dënojmë tentativën për grusht shteti në Venezuelë. Tërë bota duhet të respektojë zgjedhjen demokratike të popullit në Venezuelë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne