Shqiperia

Arrestimet, Berisha: 303 gënjeshtrat taze të Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’ ka ‘zbuluar’ 303 gënjeshtrat e kryeministrit Edi Rama, lidhur me operacionet e fundit në 12 qarqe të vendit që çuan në arrestimin e 27 personave.

Berisha pohoi se Rama përmes zëdhënësit të tij, drejtorit të Policisë, Ardi Veliut, tha se ishin bërë 303 arrestime. “Sot vet Geron Veliu tha se bosi kryesor i heroines, Admir Hoxha është larguar ne drejtim te paditur. Ne njoftimet e meparshme u tha nga narkopolicia se me kete rrjet ishte i përfshirë edhe Lul Berisha me detyre kalimin e droges nga porti i Durresit drejt Europes”, shkruan Berisha.

REAGIMI I BERISHËS
303 genjeshtrat taze te Kallam Deshtakut!

Te dashur miq, sot Kallam Deshtaku mashtroi 303 here shqiptaret kur me zedhenesin e tij Geron Veliu deklaroi:
1- jane bere keto dite 300 arrestime, nderkohe harroi se ky numer dje u tha prej tij 26 arrestime?????
2- Nuk ka patur dekonspirim, pra rrjedhje te informacoinit. Paçka se, sipas vet komunikates se djeshme te policise, nga 44 urdher arreste vetem 26 u ekzekutuan, te tjeret jane ne kerkim.
3- Sot vet Geron Veliu tha se bosi kryesor i heroines, Admir Hoxha eshte larguar ne drejtim te paditur. Ne njoftimet e meparshme u tha nga narkopolicia se me kete rrjet ishte i perfshire edhe Lul Berisha me detyre kalimin e droges nga porti i Durresit drejt Europes.
Por rezullton se per Lul Berishen, megjithese i perfshire ne transportin e droges, flet arresti nuk eshte leshuar.
Ketij i thone informacion me 303 bukvale taze te Kallam Deshtakut. sb

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE