Bota

Asad: Franca është sponsorizuesi numër një i ISIS

Franca po përdor parulla të mbështetjes dhe rindërtimit të Sirisë, ndërsa, bazuar në dëshmitë e saj, është vetë mbështetëse e ISIS-it.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, në takimin e fundit të mbështetësve të terroristëve ose opozitarëve sirianë në Paris më 9 Maj, ku morën pjesë pesë vende perëndimore dhe katër vende arabe, Turqia dhe BE, u bënë përpjekje për përmbysjen e qeverisë siriane. Ndërkohë, televizioni sirian tha dje se forcat siriane dhe forcat aleate i dhanë fund rrethimit tre vjecar të Deir ul Zur nga terroristët e ISIS. Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë dhe i forcave të armatosura të Sirisë ka deklaruar se thyerja e rrethimit të qytetit Deir ul Zur është një sukses i rëndësishëm dhe një zhvillim strategjik në luftën kundër terrorizmit. Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë dhe i forcave të armatosura të Sirisë të martën theksoi: “Pas një varg operacionesh të suksesshme, forcat e armatosura të Sirisë në bashkëpunime me forcat aleate dhe me mbështetjen e forcave ajrore të Sirisë dhe Rusisë, kanë kryer fazën e dytë të operacioneve të tyre në thellësinë e rajonit Badia të Sirisë dhe gjatë një operacioni të pashembullt, arritën të thyejnë rrethimin mbi tre vjeçar të qytetit Dejr Al-Zur”./ PT

OPINIONE