Asadi nuk iu nënshtrua ofertës shumë miliardëshe saudite

Presidenti sirian Bashar al Asad ka refuzuar propozimin e Arabisë Saudite që të ndërpresë marrëdhëniet me Iranin dhe Hezbollahun, ka thënë deputeti libanez Nawaf al Musavi. Përfaqësuesi i Hezbollahut në parlamentin libanez, Nawaf al Musavi ka deklaruar të martën në intervistën e tij televizionit libanez Al Mayaden. Sipas theksimeve të deputetit libanez, para tre muajsh, i deleguari i trashëgimtarit të fronit saudit Muhamed bin Selman ka qenë në Damask,i cili presidentit sirian ia ka përcjell propozimin e Riadit për presidentin sirian Bashar al Asadin.

Regjimi saudit i ka propozuar Bashar al Asadit se do të investojë miliarda dollar në rindërtimin e Sirisë dhe do të mbështes pozitën e tij presidencial në Siri, me kusht që Damasku të ndërpres të gjitha lidhjet me qeverinë e Iranit dhe lëvizjen e rezistencës, Hezbollahun libanez. Al Musavi për televizioni Al Mayaden ka thënë se ”është qesharak që propozimi i princit saudit vjen në kohën kur ushtria siriane dhe aleatët e saj kanë shënuar hapa të mëdhenj në pastrimin e vendit nga prezenca e grupimeve të armatosura terroriste”.

Refuzimin e propozimit saudit nga ana e Bashar al Asadit shumica e fraksioneve në parlamentin libanez e shohin si vendosmërinë e presidentit sirian të mbetet në “rrugën e rezistencës në rajon”, siç Hezbollahu dhe aleatët i quajnë përpjekjet e përbashkëta në kundërshtimin e ekspansionizmit izraelit dhe imperializmit amerikan.

Propozimi i refuzuar i princit Muhamed bin Selmanit është sidoqoftë ndryshimi radikal i qëndrimit të Arabisë Saudite lidhur me konfliktin sirian, duke ditur se Riadi nga ditët e para ishte njëri nga aktorët kryesor në agresionin kundër Sirisë dhe akoma ishte kundërshtar i çfarëdo skenari për ardhmërinë e republikës arabe siriane në krye me presidentin e saj Bashar al Asadin.

Më herët Arabia Saudite bile ka kërcënuar me sulm kundër Sirisë, në rast se Washingtini e kërkon. Pas shtatë vitesh luftë ushtria siriane, duke iu falënderuar mbështetjes së ushtrisë ruse, Hezbollahut libanez dhe këshilltarëve ushtarak të Iranit, arriti të ngadhënjejë kundër grupeve terroriste dhe ti shpor nga 90% të territoreve të cilët i mbanin ata në kontroll. Terroristët aktualisht nën kontroll mbajnë vetëm krahinën e Idlibit dhe një hapësirë të ngushtë të pjesës veriore të krahinës së Alepit, porse aktualisht më pak se gjysma e terroristëve të mbetur janë besnik regjimit saudit, gjersa të tjerët janë nën kontroll të Turqisë.

Burimi : LOGIČNO / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne