Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për herë të parë do të ketë një kryetar turk

Për herë të parë në historinë e Kombeve të Bashkuara një turk u zgjodh kryetar i Asamblesë së Përgjithshme.

Kandidati turk Volkan Bozkir, u zgjodh kryetari i sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që përfaqëson 193 vende, Bozkir ishte kandidati i vetëm dhe duke marrë mbështetjen e 178 vendeve u kryetari i sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai do të marrë detyrën më 15 shtator nga kryetari i sesionit të 74-t të Asamblesë së Përgjithshme, Tijjani Muhammad-Bande dhe do të qëndrojë në detyrë deri në shtator të vitit 2021.

Ish-ministri i Turqisë për Çështjet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Vollkan Bozkir aktualisht kryen detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve të Jashtme në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM).  /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne