Opinion

Aspekti mediatik dhe juridik i pandemisë COVID-19

Av. Faik MIFTARI

Pandemia e korona virusit COVID-19 e shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH-ja) është sfida më e madhe që ka kapluar jo vetëm Evropën por edhe tërë botën në fillim të shekullit XXI-të.

Çdo mendim tjetër i shprehur për korona virusin COVID-19 i cili dallon nga versioni zyrtar i OBSH-së apo të Ministrive të Shëndetësisë dhe Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë të qeverive të shteteve apriori shpallen si mendime të çmendura të cilat duhet dënohen dhe ndëshkohen sipas tyre, që është sulm i paparë gjer tani në lirinë e të shprehurit dhe mendimit të lirë të njeriut, që është  i garantuar me të gjitha konventat kombëtare, evropiane dhe botërore në aspektin juridik(ligjor).

Ndjekja histerike e mendimeve tjera nga ato zyrtare rreth pandemisë së korona virusit COVID-19  nxit dyshimin se OBSH-ja nga opinioni publik ndërkombëtar po fsheh diç. Cili do që shtron ndonjë pyetje apo jep mendim tjetër lidhur me prejardhjen e paraqitjes, zhvillimin, përhapjen, efektin  e rrezikshëm të korona virusit i cili nuk përputhet me versionin zyrtar të OBSH-së apo Ministrive të Shëndetësisë të qeverive shtetërore shpallen “teori konspirative” dhe armiqtë hapur, të cilët përhapin lajmet të rrejshme dhe dezinformata në opinionin publik kombëtar e ndërkombëtar. Nga rrjetet sociale kryesore botërore sikurse që janë Facebooku, Twitteri dhe kanali YouTube fshihen dhe largohen tekstet dhe videot me përmbajtje të ndryshme lidhur me pandeminë e korona virusit COVID-19 nga versioni zyrtar i OBSH-së.

Kjo censurë e ndërmarr nga rrjete sociale ngjall  akoma edhe më shumë dyshime  tek opinioni i gjerë publik ndërkombëtar në vërtetësinë e versionit zyrtar të pandemisë së korona virusit COVID-19 nga OBSH-ja. Këtij dyshimi i jep fuqi  shtesë edhe fakti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga anëtarësia në OBSH-në dhe kanë ndërprerë e financimin e rregulltë të OBSH-së, e cila do të hyjë në fuqi me 6 korrik 2021.

Po në vend se OBSH-ja të merret apriori në rrafshin ndërkombëtar për të gjetur zanafillën dhe zhvillimin e korona virusit, pasi akoma është i panjohur si i tillë, ajo po merret me çështjen e ngulfatjes së zërave të kundërta me versionin zyrtar të saj, të cilët sipas mendimit të saj janë të rrezikshme për opinionin publik ndërkombëtar. Merreni me mend, tani OBSH-ja ka shkuar gjer në atë shkallë sa që në konferencën për media të mbajtur online para ca kohësh të cilët e transmetuan agjencionet botërore të lajmeve, ka publikuar se :”OBSH-ja planifikon të tubojë matematicientët, ekspertët e IT-ve dhe komunikimeve, psikologët, sociologët dhe ekspertët shëndetësor, veprimtaria e të cilëve do të jetë hulumtimi i një fushë të re të quajtur infodemiologji” që do të thotë grumbullimi i informatave, teorive të konspiracionit dhe dezinformatave të cilët gjoja vështirësojnë luftën e OBSH-së kundër pandemisë së korona virusit COVID-19”. A thua, vallë, pse gjithë kjo frikë, panik, nga mendimet tjera të shprehura në opinionin publik për pandeminë?

Lidhur me pandeminë e korona virusit dhe vaksinimin nga korona virusit aplikohen standardet e dyfishta. Në rast se një person vdes me korona virusin, nuk kryhet obduksion, porse apriori supozohet se korona virusi ka qenë shkaktar i vdekjes edhe pse pacienti ka vuajtur prej sëmundjeve tjera përcjellëse. Në rast se pacienti do të vdes nga efektet anësore të vaksinimit nga korona virusi, supozohet se vaksina nuk ka qenë shkaktar i vdekjes. Që është edhe më tragjike kompanitë farmaceutike që punojnë në zbulimin dhe prodhimin e vaksinave paralajmërojnë se nuk do të pranojnë kurrfarë përgjegjësi për njerëzit që eventualisht mund të vdesin nga efektet anësore të vaksinës së pranuar kundër korona virusit COVID-19 .

Edhe pse në shumicën e shteteve të botës me Ligjin mbi shëndetësinë është rregulluar në  aspektin ligjor e drejta ligjore(juridike) për obduksion, dhe  se anëtarët e familjes, të afërmit e tyre, përfaqësuesit ligjor të tyre, mund të kërkojnë kryerjen e obduksionitklinik nga mjekësia ligjore për cilido person që vdes dhe dëshirohet të dihet shkaku i vdekjes së personit, kjo me rekomandimin e OBSH-së urdhëruar Ministrive të Shëndetësisë  të qeverive të shteteve në botë, nuk iu lejohet që të kryejnë obduksionin e pacientëve që kanë vdekur me korona virus COVID-19.

Edhe në drejtën pozitive të Kosovës, saktësisht me  Ligjin për Shëndetësi të Kosovës është rregulluar çështja e mundësisë së obduksionit të personit të vdekur, ashtu që sipas nenit 83 par. 2 ceket: Obduksioni klinik është i detyrueshëm në rastet, si vijon: 2.1. shkaku i vdekjes nuk është i qartë; 2.2. profesionisti shëndetësor i cili e ka mjekuar qytetarin para vdekjes bën kërkesë zyrtare dhe ka pëlqimin e familjes; 2.3. inspektorati shëndetësor bën kërkesë zyrtare; 2.4. anëtari i familjes së ngushtë ose përfaqësuesi i tij ligjor bën kërkesë zyrtare; 2.5. çdo vdekje në burg; 30 2.6. çdo vdekje gjatë procedurës së hetuesisë;”.

Sipas këtij neni të Ligjit për Shëndetësi të Kosovësçdo anëtar i familjes së ngushtë ose përfaqësuesi i tij ligjor mund të  kërkojë, kur shkaku i vdekjes nuk është i qartë,  për të kryer obduksionin klinik. Për fat të keq shumica e anëtarëve të familjes së ngushtë ose përfaqësues ligjor të tyre, për pacientit të vdekur të afërm të tyre nuk po e përdorin këtë drejtë juridike(ligjore) sipas drejtës pozitive aktuale në Kosovë që iu takon.

Në realitetin aktual të tanishëm me të cilin përballemi me pandeminë e korona virusit COVID-19, jo vetëm në Kosovë, por në përgjithësi edhe në botë, personat që kanë rezultuar pozitiv, dhe kanë vdekur, apriori shpallen se kanë vdekur nga korona virusi, dhe nuk kryhet obduksioni i tyre për të konstatuar se prej çfarë sëmundje përcjellëse  ka vdekur. Edhe më e çuditshme është se edhe personat që kanë vdekur pa pas kurrfarë simptoma të korona virusit, pas vdekjes së tyre po iu kryhet testi, dhe në rast se testi del pozitiv, apriori shpallet se ka vdekur prej korona virusit.

I vetmi rajon që ka lejuar që të bëhet obduksioni klinik i trupave të vdekur ka qenë Hamburgu në Gjermani në të cilin është kryer obduksioni i 200 të vdekurve në Universitatklinikum Hamburg-Eppendorf, në të cilin profesori i mjekësisë ligjore Klaus Pusche, drejtuesi i këtij institucioni mjeko-ligjor, pas obduksioneve të kryera rezultatet e tyre i ka shpallur për opinionin publik gjerman, në të cilin përveç tjerash ka cek:” Nga të gjitha obduksionet që i kryem, të gjitha viktimat ishin me 3-4 sëmundje të rënda shoqëruese që kishin ulur në mënyrë të ndjeshme imunitetin e trupave të viktimave. Korona virusi nuk është një sëmundje që vret njerëzit…..”.

Pas publikimit të rezultateve të arritura për opinionin publik gjerman nga ana e profesorit të mjekësisë ligjore Klaus Pusche, video publikimi i tij është larguar (censuruar) nga ana e kanalit YouTube!!!/gazetaimpakt 

OPINIONE

INTERVISTA