Assad: Turqinë e dërgoi SHBA-ja në Siri

Assad u pyet se si do t’a ndaloj ‘pushtimin’ e SHBA-së në kompromis me Turqinë në veri të Sirisë.

Ai u përgjigj kështu: “Ne zgjodhëm dy mënyra. E para dhe më e rëndësishmja është armëpushimi dhe ne e arritëm këtë. Në këtë mënyrë, ne kemi kthyer shumë rajone në jetën normale. Mënyra e dytë është të sulmojmë terroristët të cilët nuk dorëzohen dhe nuk i binden armëpushimit. Ne do të luftojmë me ta dhe do të marrim kontrollin duke përdorur forcën. Sigurisht që kjo nuk është zgjidhja më e mirë për ne, por është mënyra e vetme për të siguruar kontrollin në vend.”

‘SHBA-JA PO KONTROLLON GJITHÇKA, DUKE PËRFSHIRË EDHE TURQINË’

Gazetari i NTV tha se: “Duket sikur ata po e ndajnë Sirinë me njëri-tjetrin. Ajo që dua të them është se amerikanët dhe turqit e shohin veriun e Sirisë si një rajon të cilin ata e kontrollojnë”, ndërsa Assad, lidhur me këtë vazhdoi kështu:

“Mos besoni. Shtetet e Bashkuara janë në kontroll të çdo gjëje, duke përfshirë edhe Turqinë. Turqinë e udhëheqë SHBA-ja. Kur (Presidenti Rexhep Tajip) Erdogan u përpoq t’a pushtoj Sirinë para 5 vjetësh, SHBA-ja e ndaloi atë. Pse? Sepse në atë kohë terroristët ishin fitimtarë, po merrnin gjithnjë e më shumë pikë. Pra, për çfarë ju duhej Erdogani? Por kur terroristët filluan të tërhiqen, ata i thanë Erdoganit: ‘Tani mund të ndërhysh, sepse gjërat po shkojnë në favor të Sirisë, Rusisë, Iranit dhe grupeve të tjera që luftojnë kundër terroristëve’. Për këtë arsye ata thanë se do të ishte më mirë të ndërhyjë tani për të krijuar përsëri kaos në vend. Të gjitha këto rajone janë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, e të askujt tjetër.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne