Ata të cilët humbën luftën ushtarake, tani kanë filluar luftën ekonomike

Muftiu sirian është shprehur se: “Ata që humbën luftën ushtarake në Siri filluan luftën ekonomike.”

Sipas agjencisë së lajmeve El-Neshre, mufti sirian Ahmet Bedreddin Hassun ka thënë se: “Përpjekjet për të shkatërruar Jerusalemin po vazhdojnë dhe çdo luftë që bëhet në emër të feve është një luftë gënjeshtre.”

Ndërsa në lidhje me vendimin e Amerikës për Lartësitë e Golanit, Ahmet Bedreddin Hassun ka thënë se: ” Golani është i joni dhe do të kthehet në atdheun tonë. Ata që humbën luftën ushtarake në Siri, tani filluan një luftë ekonomike.”

Mufti sirian gjithashtu kritikoi ashpër përpjekjet për të normalizuar dhe pajtuar marrëdhëniet në mes të regjimit sionist dhe arabëve dhe neglizhimin e Palestinës.

Burimi : Rast Haber / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne