Athina kërcënon Ankaranë: Gati të ripërballemi me osmanët, do shtypim këdo që guxon të cënojë sovranitetin tonë kombëtar

Athina zyrtare ka shfrytëzuar festën kombëtare, shpalljen e pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Osmane, për të përcjellë mesazhe deri dhe kërcënuese ndaj Ankarasë.

Ka qenë ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, i cili javë më parë u ndalua nga forcat turke që të hyjë në një ishull të diskutueshëm mes dy vendeve, i cili ka folur me një gjuhë të ashpër.

“Ne do të shtypim këdo që guxon të cenojë sovranitetin tonë kombëtar”, tha Kamenos, duke iu referuar Turqisë fqinje me të cilën janë acaruar raportet.

Si reagim ndaj asaj që deklaroi Erdogan pak ditë më parëm kur u kujtoi grekërve betejën e Sakarya-s, hedhjen në det prej forcave turke, Kamenos tha:

“Kushdo që ka në mendje Perandorinë Osmane duhet të kujtojë vitin 1821.

Ne u përballëm dhe e e shtypëm atë.

Forcat tona të armatosura janë të gatshme të përballen me çdo sfidë ndaj integritetit territorial”.

Ndërkaq, Ekathimerini që raporton deklarimet e Kamenos-it, citon presidentin Erdogan që të ketë thënë se “patjetër do ta ndërtojmë Turqinë e madhe” dhe se “ne nuk do të harrojmë plagët në zemrat tona të shkaktuara nga kufijtë artificialë që ata kanë diktuar”.

“Pas Afrin vjen ringjallja”, citohet të jetë shprehur kreu i shtetit turk, gjë e cila është marrë nga Athina si një mesazh kërcënues kundër saj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne