Ati, biri dhe shpirti djallezor

nga Edison Kuqo.

Deti i shoqerise hedh cdo dite ne breg mbeturina mendjesh te ngushta, mbushur plot me ideologji te rrezikshme. Njerez qe jetojne kot, qe nuk kane nje kuptim jete, pa qellime, te deshtuar ne shoqeri, te mbetur ne harrese por me shpirt plot me urrejtje. Ata gjenden kudo ne shoqerite tona shumegjuheshe. Kjo lloj specie eshte e para qe perthith urdhrin e perditshem te atit dhe mezi prêt medaljen qe askush ne shoqeri nuk ja dha. E keshtu nga nje i deshtuar, kerkon te kthehet ne heroin e vitit, me kauzen me te reklamuar dhe me te perfolur ne tregun mediatik. Ne lajmet e perditshme flitet per nje demon qe hiperbolizohet cdo dite, qe merr tok me vemendjen edhe urrejtjen e turrmave. Per te flitet kudo,flasin mediat, krijohen drejtori, sherbime, pergatiten ushtri… Ky demon shfaqet kudo, rritet perdite, por mungon heroi qe duhet t’a ndale. Ati e emertoi demonin “terrorrizem Islamik”, vetem pritet te dale ne skene biri i mbushur me shpirtin shkaterrues, qe do te jete heroi i cili do te vrase demonin. Nje skenar i pergatitur, kamerat jane ndezur, armet jane mbushur, fama eshte gati dhe akti ndodh… Syte e hipnotizuar dhe ndezur flake te birit hero, me nuk shohin femije, gra apo pleq qe pergjaken me lutje ne goje por shohin vetem demonin qe duhet zhdukur. Ashtu si nje femije qe pret lavderimet e te atit, biri ekzaltohet nga vepra e kryer gjithe pasion por me shpirtin e verber te zhytur ne mekat. Ati buzeqesh ne heshtje, shikon perreth gjurmet e djallit qe pak me pare ishte aq prane dhe gjurmet cuditerisht shkonin drejt vetes. Ishte kthyer vete ne djall…

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne