Audio-përgjimi/ Dërgohet në Britani ekspertiza e zërit të Agron Xhafajt

Prokuroria ka dërguar në Britaninë e Madhe përgjimin që bëri ish skafisti Albert Veliu në Vlorë, në lokalin e Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm. Pritet që përgjigjia për autenticitetin e audio-përgjimit të merret nga agjensitë angleze, megjithëse për vetë procesin e verifikimit janë hedhur shumë dyshime.

Vëllai i Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj u paraqit vetë në prokurori në mënyrë që zëri i tij të regjistrohej dhe më pas të krahasohej me zërin që u transmetua në audio-përgjimin e kryer nga Albert Veliu dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Por pretendimet janë se krahasimi i regjistrimit të zërit të Agron Xhafajt me regjistrimin që është bërë nga pajisja e Albert Veliut nuk është e mundur. Sipas juristëve Agron Xhafaj duhej të ishte regjistruar disa herë me të njëjtën pajisje, në të njëjtën largësi për të verifikuar saktë nëse zëri në regjistrim ishte i tij apo jo.

Një provë e tij nuk është e mundur për momentin, pasi Agron Xhafaj është duke vuajtur dënimin për trafik droge në Itali.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne