Autoritetet turke përfunduan kontrollin në Konsullatën saduite në Stamboll

Policia turke dhe ekipet e këqyrjes së vendit të ngjarjes, pjesë e grupit të përbashkët të punës që është krijuar për zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashogi, që nga data 2 tetor, kur hyri në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, kanë përfunduar kontrollin në Konsullatë.

Ekipet e policisë dhe ato hetimore u panë të dalin nga Konsullata pas një kontrolli që zgjati 9 orë.

Nga ana tjetër autoritet turke dhe saudite, që marrin pjesë në këtë grup pune, vazhdojnë punimet për zbardhjen e ngjarjes.

Të hënën në mbrëmje, në fillim në Konsullatë mbërritën autoritetet saudite me makina me targa civile.

Pas më vonë brenda hynë edhe autoritetet turke, që bëjnë pjesë në grupin e punës.

Propozimi për krijimin e një grupi të përbashkët pune kishte ardhur javën e kaluar nga Arabia Saudite.

Ndërkohë edhe Prokuroria e Stambollit kishte nisur një hetim në lidhje me fatin e gazetarit të zhdukur.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne