Autoriteti më i madh fetar në Bahrein mbahet nën arrest shtëpiak që prej 300 ditësh, askush nuk reagon

Organizata Islame Al-Wefaq thotë se Ajatollah Sheik Isa Qassim po mbahet nën arrest shtëpiak që prej 300 ditësh. Al-Wefaq thekson se Ayatollah Sheikh Isa Qassim përfaqëson autoritetin më të madh fetar në Bahrein. Ai ka qenë për shumë kohë nën shënjestrën e regjimit, i cili i ka hequr nënshtetësinë, e ka luftuar dhe fyer. Grada e tij e madhe fetare, shkencore dhe popullariteti i tij kombëtar i është përçmuar nga gjykatat e regjimit, mediat zyrtare dhe ato gjysmë zyrtare.

Al-Wefaq shton se ai është ndjekur penalisht, zyra e tij Al-Bayan është mbyllur dhe zona ku ka jetuar është mbajtur e rrethuar për gati dy vjet ndërsa disa nga mbështetësit e tij janë vrarë para shtëpisë së tij. Al-Wefaq shpjegon se gjatë kësaj kohe gjashtë qytetarë nga Bahraini u vranë dhe qindra persona të tjerë u arrestuan dhe iu nënshtruan torturave brutale, ku disa prej tyre me pas ngelën me aftësi të kufizuara të përhershme. Masakra Duraz u krye para shtëpisë së Ajatollah Qassimit në 23 maj 2017.

Al-Wefaq më tej shton në masakrën kundër qytetarëve të paarmatosur që qëndronin në solidaritet me Sheik Qassimin, i cili mbahej nën një arrest të rreptë shtëpiak 300 ditor, u përfshinë forcat të mëdha të sigurise si dhe pjesëtarë të forcave ushtarake.

Al-Wefaq thekson se të gjitha këto krime brutale jo vetëm që i janë drejtuar atij personalisht, por ato përfaqësojnë edhe një mesazh për të gjithë njerëzit që përbëjnë shumicën në Bahrein të cilët e konsiderojnë atë si liderin e tyre. Ato japin një mesazh për të gjithë mendimtarët, kundërshtarët dhe aktivistët të cilët Sheik Qassim u mundua ti mbronte, duke kërkuar vazhdimisht që t’u jepej e drejta në kërkesat e tyre legjitime.

Al-Wefaq pohon se të gjithë titullarët, institucionet dhe qendrat të cilat pretendojnë se promovojnë bashkëjetesën, tolerancën, pluralizmin dhe dialogun, të cilat vlerësohen nga regjimi i Bahreinit, vazhdojnë të ngelen një mashtrim i madh, të cilat vetëm idiotët do ti besonin, për sa kohë që krimet kundër të drejtave të njeriut, shtypjet ndaj lirive dhe diskriminimet sektare vazhdojnë dhe rriten në mënyrë sistematike.

Al-Wefaq thekson më tej se shtypja, tirania dhe krimet kundër qytetarëve që ndodhin në Bahrein vazhdojnë që prej shtatë vitesh, kohë gjatë së cilës regjimi ka rezultuar i dështuar përpara këmbënguljes së shumicës së popullit të Bahreinit në kërkesat e tyre për drejtësi dhe demokraci.

Al-Wefaq thotë se Ayatollah Sheikh Isa Qassim ka qenë një prej themeluesve të kushtetutës së parë të Bahreinit, anëtar i Asamblesë Kushtetuese, anëtar i Parlamentit të Parë si dhe anëtar i Asamblesë Kombëtare. Ai ka luajtur rolin më të rëndësishëm dhe më me ndikim në ruajtjen e paqes, bashkëjetesës në bashkësi dhe racionalizimit të të folurit dhe lëvizjeve, sidomos që prej vitit 2011, kohë në të cilën regjimi humbi arsyen e tij gjatë një orvatje për ta tërhequr Bahrainin drejt një problemi të thellë sektar. Al-Wefaq ka bërë thirrje për heqjen e arrestit shtëpiak të Sheikut Isa Qassim, kthimin e nënshtetësisë së tij, hapjen e zyrës së mbyllur Al-Bayan për konsultimet fetare dhe ndaljen e sulmeve kundër klerikëve shiitë dhe njerëzve për shkak të identitetit të tyre fetar./Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne