Rajoni Shqiperia

Autorizimi i Metës për Bushatin/ Dule: Zhvillim i pritshëm dhe i dëshiruar

Në ditën Kombëtare të Greqisë, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka reaguar lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për autorizimin e ministrit Ditmir Bushatit për çeljen e negociatave me shtetin grek për çështjen detare. Dule u shpreh se zhvillim ishte i pritshëm dhe i dëshiruar.

Dule tha se mes dy vendeve ka nisur një fazë e re marrëdhëniesh. Mes të tjerash ai theksoi se lidershipi politik nuk mund të cenoje marrëdhëniet mes popujve, ndërsa pohoi se në 4 vitet e fundit ka pasur hapa pas.

“Kjo është një fazë e re në marrëdhëniet mes dy vendeve. Çelet rruga në aspektin teknik dhe politik. Por dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Themeli i marrëdhënieve mes dy vende, ato të popujve. Lidershipi politik nuk mund të cenoje marrëdhëniet mes popujve. Ne 4 vitet e fundit hapa mbrapa në këto marrëdhënie. Ndaj është momenti për te rikuperuar kohen e humbur”, – u shpreh Dule.

Etiketa

OPINIONE