Avionët amerikanë sulmojnë forcat pro-qeveritare në Siri

Avionët ushtarakë amerikanë kanë kryer një sulm ajror ndaj një kolonë të luftëtarëve pro- qeveritarë sirianë që avanconin drejt pozicioneve të militantëve të mbështetur nga jashtë në jug të Sirisë.

Agjencia e lajmeve AFP citoi zyrtarët e paidentifikuar të ushtrisë amerikane që thanë se avionët amerikanë goditën të enjten një konvoj të 27 tankeve që shkonin drejt një garnizoni në rajonin al-Tanf afër kufirit jordanez. ” Konvoji nuk është përgjigjur ndaj paralajmërimeve që të mos i afrohet forcave të koalicionit në Al-Tanf, kampi i kryengritësve sirianë, të cilët mbështeten nga SHBA dhe aleatët e tyre”, tha një nga zyrtarët, duke shtuar se komandot britanikë dhe amerikanë kanë trajnuar militantët anti-sirianë në këtë bazë. Deri tani, nuk ka pasur raportime të menjëhershme për viktimat e mundshme si rezultat i këtij sulmi ajrore. Raportet thanë gjithashtu se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që pretendon se lufton terroristët në Siri , pa sukses u përpoq t’i kontaktonte rusët për t’i kërkuar konvojit pro-qeveritar sirian të ndalonte përparimin në jug të Sirisë pranë kufirit me Jordaninë. Duke cituar një burim të afërt me grupin militant Maghawir al Thawra, të mbështetur nga SHBA, agjencia Reuters raportoi se militantët u përleshën fillimisht me forcat pro-qeveritare përpara sulmit ajror amerikan. Raporti shtoi se të paktën një tank dhe një buldozer u shkatërruan në sulmin amerikan./ PT

Maj 18, 2017 22:54 Europe/Tirane

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne