Avionët izraelitë vrasin 2 palestinezë në Rripin e Gazës

Të paktën dy palestinezë janë martirizuar në sulmet ajrore izraelite në lagjen al-Xhaferavi, që ndodhen në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Zëdhënësi i Ministrisë, Eshref al-Kudra tha se viktimat janë një grua shtatzënë me emrin Inas Muhammed Ihmash 23 vjeç bashkë me fëmijën e saj 18-muajshe, ndërsa bashkëshorti Muhammed ka mbetur i plagosur.

Dymbëdhjetë palestinezë të tjerë janë plagosur në sulmet e kryera që nga dje duke përfshirë edhe bashkëshortin e gruas, shtoi Kudra.

Në një deklaratë të veçantë bërë më herët nga ushtria izraelite ishte thënë se 12 zona në Rripin e Gazës ishin goditur me sulme ajrore. Kurse në sulmet e realizuara të mërkurën vonë kishte rënë dëshmor një palestinez dhe ishin plagosur 6 të tjerë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne