Avionët luftarakë të Emiratëve sulmuan forcat e tyre për shkak të tërheqjes nga beteja me jemenasit

Avionët e EBA i vunë në shënjestër disa forca të tyre për shkak të tërheqjes nga fronti në bregun perëndimor të Jemenit.

Një burim ushtarak nga Jemeni ka deklaruar: Avionët e EBA kanë qëlluar makinën e një komandanti të koalicionit saudit në rajonin Al Tahtija, në frontin e bregut perëndimor të Jemenit dhe si pasojë e këtij sulmi, janë vrarë dhe plagosur personat që gjendeshin në këtë makinë. Sipas burimeve të Jemenit, aeroplanët luftarakë të Emirateve sulmuan një numër mercenarësh të koalicionit saudit, të cilët ishin tërhqeur nga fronti i luftës me ushtarët dhe komitetet popullore të Jemenit në rajonin Al Tahtija. Emiratet kanë udhëhequr betejën në bregdetin e Jemenit për shkak të pakënaqësisë amerikane me performancën e dobët të ushtrisë saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne