Azerbajxhan, 2 të vrarë dhe 2 të plagosur nga bombardimet e Armenisë

Të shtënat me artileri nga forcat armene shkaktuan vdekjen e dy civilëve sot në perëndim të Azerbajxhanit, si dhe plagosën dy civilë të tjerë.

Në një deklaratë, autoritetet thanë se forcat armene qëlluan në rajonin Terter të Azerbajxhanit në orët e mbrëmjes.

Dy vëllezër u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në qytetin e Shihah, thanë autoritetet.

Në mëngjes, një civil tjetër në Terter u vra gjithashtu për shkak të shtënave të artilerisë nga forcat armene./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne