Bota

Azerbajxhanasit me entuziazëm festojnë marrëveshjen për Malësinë e Karabakut

Azerbajxhanasit po festojnë nëpër sheshet e vendit arritjen e marrëveshjes që përfundon pushtimin armen në Malësinë e Karabakut.

Populli vërshoi nëpër rrugë pasi presidenti azerbajxhanas Ilham Aliyev njoftoi se marrëveshja e arritur nën ndërmjetësimin e Rusisë nënkupton “fitore për Azerbajxhanin, humbje për Armeninë” si dhe forcat armene do të dorëzojnë Kalbajar-in Bakut deri më 15 nëntor, rrethi Agdam deri më 20 nëntor, ndërsa Lachin deri më 1 dhjetor.

Pavarësisht kohës së vonë kryeqyteti Baku ishte skenë festimeve të entuziazmuar. Mijëra qytetarë të Baku-s dolën nëpër rrugë me flamujt e Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Disa prej tyre dolën edhe me makinat e tyre.

Në qytetin më të madh të vendit, Ganja, populli festoi për vendet e çliruara nga pushtimi armen.

Elnur Habiboğlu, një qytetar me origjinë nga qyteti Kalbajar në Malësinë e Karabakut, duke falënderuar Turqinë tha se pas 28 vitesh do të kthehet në tokat e tyre.

Nga ana tjetër, Şefika Fazil, gëzimi i tyre është i pafund.

“Rroftë Azerbajxhani, Turqia. Karabaku është i Azerbajxhanit”, tha një tjetër qytetar, Vasif Abbasov.

Azerbajxhani dhe Armenia mbrëmë vonë arritën marrëveshje armëpushimi. Sipas marrëveshjes Armenia dhe Azerbajxhani do të qëndrojnë në pozicionet që kontrollojnë ndërsa, deri në fund të muajit Armenia do t’ia dorëzojë Azerbajxhanit qytetet Lachin, Kalbajar dhe Agdam.

Në rajon do të vendosen forca paqeruajtëse ruse, sipas marrëveshjes, ndërsa do të krijohet edhe qendër e kontrollit të përbërë nga ushtarët rus dhe turq./AA

OPINIONE

INTERVISTA