Azerbajxhani rrëzon një avion pa pilot të Armenisë

Ushtria e Azerbajxhanit ka rrëzuar një avion pa pilot të Armenisë në vijën e frontit.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se një avion pa pilot i Armenisë i llojit X-55, i cili kryente fluturim zbulues mbi pozicionet e Azerbajxhanit në drejtim të rajonit Agdam të vijës së frontit është rrëzuar nga ushtria azere.

Ministria azerbajxhanase ka publikuar fotografitë e avionit të rrëzuar pa pilot.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne