Babai i krishterë që nuk do tja dijë për poligaminë, ka 149 fëmijë

Gjykata Supreme e British Columbia i ka dhënë dënim me kusht dy burrave që bënin pjesë në sektin Mormon, pasi u dënua për poligami duke i kursyer nga burgu.

Winston Blackmore është shpallur fajtor për martesën me 24 gra, ndërsa gjykata gjeti se James Oler kishte pesë gra

Dënimi gjashtëmujor i Blackmore do të shërbehet nën arrest shtëpie, por që i lejohet të shkojë në punë dhe të merret me emergjenca mjekësore. Kurse Oler është tre muaj arrest.

Të dy përballen me 12 muaj lirim me kusht.

Blackmore i cili ka 149 fëmijë me gratë e tij e ka bërë të qartë se asnjë dënim nuk do ta ndalojë atë nga praktikimi i besimit të tij.

Ata i përkasin Kishës Fundamentaliste të Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne