Bagdadi nuk do të lejojë një ‘Izrael të Dytë’

Turmat mbushën rrugët e kryeqytetit Irakien të Kurdistanit, gjatë një tubimi të bërë përpara votimit për pavarësi këtë muaj. Ndërsa disa prej tyre mbanin flamurët e Izraelit, i cili mbështet aspiratat e kurdëve, Bagdadi tha se nuk do të lejojë krijimin e një “Izraeli të dytë”.

Ditën e shtunë, qyteti i Erbilit pa mijra protestues tek po ktheheshin nga një miting pro pavarësisë, përpara zgjedhjeve të planifikuara më 25 shtator. Flamujt shumëngjyrësh kurdë valviteshin mbi turmat ndërsa pjesëmarrësit kërcenin dhe brohorisnin në një koncert në Shanidar Park, shoqëruar me fishekzjarre që ndiznin qiellin.

Ditën e mërkurë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e nxiti këtë votim, duke thënë se Izraeli mbështet “përpjekjet legjitime të popullit kurd për të krijuar shtetin e tyre”.

Sidoqoftë, komentet e Netanjahut nuk vlejnë për Bagdatin, i cili kundërshton vendosmërinë kurde për të krijuar një shtet të pavarur.

“Ne nuk do të lejojmë krijimin e një Izraeli të dytë në veri të Irakut,” tha zvendës Presidenti Nuri al-Maliki ditën e dielë, siç u citua nga AFP.

Qeveria e Kurdistanit duhet të “heqë dorë nga referendumi i cili është në kundërshtim me kushtetutën dhe nuk i shërben interesave të përgjithshme të popullit irakian dhe as interesave të veçanta të kurdëve,” tha al Maliki.

Më herët, Kryeministri irakian Haider al-Abadi paralajmëroi gjithashtu për një vendim “të rrezikshëm” mbi shkëputjen, duke e quajtur atë “lojë me zjarrin”.

Kryeministri shkoi aq larg sa tha se Bagdadi “do të ndërhyjë ushtarakisht” nëse popullata irakiane “në mënyrë të jashtëligjshme kërcënohet nga përdorimi i forcës”.

Uashingtoni, gjithashtu, i bëri thirrje autoriteteve të rajonit kurd “të heqin dorë nga referendumi dhe të hyjnë në nje dialog serioz dhe të qëndrueshëm me Bagdatin”.

Ndërkohë, Moska mbajti shpresat e veta që vullneti i popullit kurd të përcillet në mënyrë paqësore, duke marrë parasysh aspektet gjeopolitike, demografike dhe ekonomike, dhe se “çështja kurde shtrihet pertej kufijve të Irakut dhe përfshin shume vende fqinje”. Ministri i Jashtëm Rus Sergej Lavrov tha se “aspiratat legjitime të kurdëve, si dhe të popujve të tjerë, duhet të implementohen brenda ligjit ndërkombëtar”./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne