Rajoni

Bajrami demanton Xharrën se Turqia në Kosovë po investon vetëm në Xhamia kurse në Serbi në fabrika

Studiuesi i shkencave islame, Dr. Mustafa Bajrami ka demantuar ish gazetarën Arbana Xhara se kinse Turqia po investon në Kosovë në ndêrtimin e Xhamive kurse në Serbi atë të fabrikave. Përkundrazi sipas Bajramit është për tu duartrokitur gadishmëria e Turqisë për ndërtimin e xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Sipas tij, investimi i Bashkësisë Islame të Turqisë është i mirëpritur nga se vjen nga një vend mik që kemi farefisni shekullore sesa të vijë nga Organizata që nuk dihet preardhja e tyre.

‘Ne duhet t’i gëzohemi faktit që popujt mik janë të gatshëm të investojmë në këtë rast edhe për xhamin.Duhet duartorkitur gadishmëria e Turqisë për ndërtimin e xhamisë. Shumë me mirë do të ishte pranimi i investimeve që kemi farefisni shekullore sesa organizatat qe nuk i dimë nga vinë ato. Me mirë do të ishte që ne t’i ndërtojmë ato por meqë nuk mundemi pse mos të na ndërtoj Turqia’, tha Bajrami i cili demantoj mes tjerash ish gazetarën Arbana Xharra se Turqia në Kosovë po ndërton Xhami ndërsa në Serbi Fabrika.

Burimi: Kosova post

OPINIONE