Balla: E njoh Edmond Begon, por nuk e kam mbrojtur politikisht

Kreu i deputetëve socialistë hedh poshtë akuzat e opozitës

Taulant Balla nuk e mohon se e njeh, madje ka njohje familjare me Edmond Begon, ish-anëtarin e bandës së Lushnjës. Por hedh poshtë akuzat e demokratëve se personit në fjalë i arrestuar pak ditë më parë nga policia greke pas një urdhri ndërkombëtar të lëshuar nga drejtësia italiane që e ka dënuar me 21 vite burg për trafik droge dhe përfshirje në grup kriminal të ketë përfituar mburojë politike.

Akuzat e opozitës i hedh poshtë dhe për deputetin e grupit të tij parlamentar, Jurgis Çyrbja për të cilin në media u publikuan përgjigje me pjesëtarë të së Emiliano Shullazit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=5yZazTZzq8c]
“Personin në fjalë sigurisht që e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe fëmijë të shkëlqyer, nxënës shembullorë moshatarë me tim bir. Dua t’ju them me garanci të plotë se kurrë nuk i është ofruar një mburojë dhe përgjigjen e ka dhënë shteti shqiptar. Që shumë shqiptarë nëpër kufij të ndryshëm të BE vendosen në proces verifikimi të së shkuarës së tyre është një proces normal dhe janë të shumtë ata që e dinë

Për mua në këtë proces është e rëndësishme që të hiqet dorë për hedhje baltë në dëm të krahut tjetër. Në fund të kësaj do të kemi pjesë të serisë Babale 3, sepse personi nuk ka qenë në kërkim dhe nuk është në kërkim ndërkombëtar nga askush dhe pas verifikimit, pyeteni personin vetë nëse ka pasur ndonjëherë nevojë për mburojë politike. Këtu e konsideroj të mbyllur këtë çështje”.

Kontributin e vetëm që i njeh dhe që i kërkon ta jap në seancën e parë për këtë sesion, atë të 3 Shtatorit, është vota për ligjin e magjistraturës.

Balla u takua me një delegacion deputetësh të Buntesagut me të cilët foli për ecurinë e procesit të integrimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne