Rajoni

Ballkani në prag të shpërthimit

Ballkani në prag të shpërthimit. Mediat europine po e shohin në kontekst rajonal atë që po ndodh në Serbi, Mal të Zi, Kroaci dhe Shqipëri. Pavarësisht se zyrtarët aktualë në Bruksel refuzojnë që ta përgjithësojnë këtë që po ndodh, media si Euronews, Spiegel apo Rai në Itali po mbajnë tjetër qëndrim. Në Ballkan diçka po ndodh, gjërat po lëvizin dhe një prej tyre është edhe diskreditimi I BE-së. protestat i bashkon në përmbajtje thirrja kundër korrupsionit, kundër liderëve të fortë me pushtet të madh që e kanë shndërruar stabilitetin në atunë kryesore brenda një demokracie formale përkufizimesh juridike.

Në Mal të Zi po kërkohet largimi i Gjukanoviçit, Markoviçit, prokurorit për krimin e organizuar, Dushko Markoviç dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Ivica Stankoviç, pas skandalit të fundit që u hap nga ish-aleati i presidentit Milo Gjukanoviç, Dushko Knezeviç.

“Milo hajduti”, ja thirrja e protestuesve që kanë mbushur rrugët prej disa kohësh tashmë.

Në Serbi është e njëjta panoramë, protestohet kundër Aleksander Vuçiç, “djali i mirë” i Perëndimit që luan me dy porta. Në Shqipëri është një tjetër i përkëdhelur nga Perëndimi, Edi Rama, ai që ka future çdo gjë në dorë dhe shihet si e keqja më e vogël brenda një lloj sistemi korruptiv që nuk mund të kënaqë të gjithë dhe që ka thelluar pabarazinë.

Situata ka gjeneruar në mënyrë absurde konkurecën e narrativave. Nga njëra anë Brukseli zyrtar që bën thirrje për qetësi dhe flet për përmbajtje, duke relativizuar krizën, nga ana tjetër mediat që po paralajmërojnë se diçka serioze po ngjet. Mbetet për t’u parë se nga do të ecë kahja e zhvillimit ndërkohë që zyrtarët aktualë të BE-së janë aty deri në muajin maj kur edhe mbahen zgjedhjet. Kriza është evidente dhe këta zotërinj janë përgjegjës edhe për diskreditimin e Europës në Ballkan.