Bota Opinion

Ballkanizimi i Sirisë dhe i Irakut: Harta e rrugës drejt hegjemonisë SHBA-Izrael në Lindjen e Mesme (1)

Bas Spliet

Shpeshherë na është thënë se edhe pushtimi i Irakut edhe lufta në Siri janë dështime katastrofike të politikës së jashtme perëndimore. Megjithatë, ky artikull shërben për të argmentuar se arkitektët e këtyre luftërave ishin dhe janë shumë të vetëdijshëm për pasojat destabilizuese të përpjekjeve të tyre ushtarake dhe në fakt, gjithmonë është konsideruar si alterativë dhe si një rezultat i dëshirueshëm shpërbërja e Irakut dhe Sirisë nëpërmjet përdorimit të konflikteve me natyrë sektare. Mijëra vdekje dhe plagosje që rezultojnë nga këto luftëra të tmerrshme, si dhe zhvendosja e disa milionave të tjerë, nuk janë asgjë më shumë sesa thjesht “dëm kolateral” për të arritur hegjemoninë amerikano-izraelite në rajon. Vështruar nga ky këndvështrim, politika perëndimore në lidhje me Lindjen e Mesme pas 11 shtatorit në retrospektivë nuk është një dështim, por një sukses.

Pjesa e Parë: A është shpërbërja, zgjidhja e vetme?

“Nëse i hedhim një sy realitetit në terren në Lindjen e Mesme do të shohim se Iraku dhe Siria janë të ndara në mënyrë efektive nëpërmjet mënyrës së ndarjes sektare. […] Në momentin aktual, kaotik, shohim dy sisteme post-imperialiste që u shembën menjëherë: kufijtë e shtetit të nxjerra nga Traktati i Versajës në vitin 1919 për të zëvendësuar Perandorinë Osmane […] dhe një sistem i udhëhequr nga SHBA-ja, që e mbanin rajonin në një ekuilibër të përafërt [i cili tashmë është shkatërruar] nga ndërhyrja e dështuar e Amerikës në Irak. Tashmë ne po shohim sesi po shpërbëhet përpara syve tanë Marrëveshja Sykes-Picot e vitit 1916 e cila ndnte kufinjtë e rajonin, të cilën shkrimtari James Barr e kishte emëruar si “kufinjtë në rënë” dhe përfituesit kryesorë të këtij kaosi janë terroristët islamikë të pamëshirshëm.” [1]-David Ignatius, anëtar i Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë, nga një artikull i publikuar në gazetën Washington Post në vitin 2014.

Në fillim të vitit 2016, Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, John Kerry, deklaroi se “mund të jetë tepër vonë për ta mbajtur [Sirinë] në tërësi si një shtet të vetëm” dhe vijoi duke thënë se “Unë e di se [ndarja] është mënyra më e mirë për t’u përpjekur për t’i dhënë fund luftës dhe është po kështu e vetmja alternativë e disponueshme për ne nëse vërtet duam që të arrijmë një zgjidhje politike.” [2] Kerry shtroi në tryezë shpërbërjen e mundshme të Sirisë si “plani B”, duke e bërë atë të tingëllojë si një propozim të tij të bërë si rezultat i një veprimi të dëshpëruar për të shpëtuar paqen në Siri. Si qeveria siriane ashtu edhe opozita e armatosur hodhën poshtë federalizmin, gjë që tregon se ata nuk do ta tolerojnë shpërbërjen, dhe madje edhe Këshilli Kombëtar Kurd dënoi deklaratën e kërkesës për federalizëm të kundërshtarëve të tyre politikë PYD pas deklaratës së Kerrit. [4]

Përveç kësaj, Maram Susli ka vënë në dukje se ndarja e Sirisë do të ndodhte duke përdorur mënyrën e diversitetit sektar, dhe jo duke u mbështetur në faktin nëse një shtet i veçantë do të ishte në gjendje të mbështeste popullsinë e vet. Prandaj, si burimet e shumta të ujit të Sirisë, po ashtu dhe bujqësia dhe nafta e saj do të përfundonin në duart e vetëm një përqindjeje të vogël të popullsisë, lufta e përhershme ndërmjet sirianëve të ndarë do të ishte rezultati i mundshëm i kësaj shpërbërje. [5] Pra, nëse shkatërrimi i Sirisë është një recetë për një konflikt të pafund në mes të enklavave të dobëta dhe është kundërshtuar pothuajse nga të gjithë sirianët, përse Kerry e solli në tryezë këtë alternativë? A ishte vetëm një gabim i ngutshëm në përpjekjen e tij humanitare ndryshe dhe të guximshme për të shpëtuar popullin sirian, apo ekzistojnë axhenda të tjera të fshehta në këtë lojë?

Në të vërtetë, plani B i Kerry-it tingëllonte edhe më shumë i tmerrshëm si plani A i krijuesve të politikave anglo-amerikane, strategëve, mendimtarëve dhe organeve imperialiste. Gjashtë muaj para deklaratës së Kerry, Instituti Brookings argumentoi se pse duhet të krijoheshin “zonat e sigurta” të mbështetura nga Perëndimi që përfundimisht do të zhvilloheshin në zona pak a shumë autonome. [6] Në tetor të vitit 2015, autori i artikullit të Brookings, Michael O’Hanlon bëri me dije vizionin e tij për ballkanizimin e Sirisë në një intervistë për Reuters, që vijon si më poshtë duke e përkufizuar kështu:

“Një rajon kryesisht Alavishë (sekti i Asadit) i përhapur përgjatë bregdetit të Mesdheut; Një tjetër rajon kurd, përgjatë korridoreve në veri dhe verilindje pranë kufirit turk; Një rajon i tretë kryesisht të përbërë nga drusë në jugperëndim; Një rajon i katërt i përbërë kryesisht nga myslimanët sunni; Dhe pastaj një zonë qendrore e grupeve të ndërthurura në pjesën më kryesore të popullsisë së vendit që fillon nga Damasku deri në Aleppo.” [7]

Nga viti 2013 e deri më tani, variantet e këtij plani janë propozuar në mënyrë të përsëritur nga figurat e themelimit të SHBA-së, të tilla si Henry Kissinger, i cili në qershor 2013 pretendonte se ai në fakt preferonte “një rezultat në të cilin nacionalitetet e ndryshme bien dakord të bashkë-ekzistojnë së bashku, por në më shumë ose më pak rajone autonome.” Në mënyrë interesante, ai pohoi gjithashtu se megjithëse mbështeste dëbimin e Asadit, ai i kishte dhënë përparësi ballkanizimit të Sirisë. [8] John Bolton, një tjetër luftëtar i luftës të neokolonizimit mbështeti krijimin e një shteti sunnit të mbështetur nga amerikanët, të cilin ai, në një artikull të publikuar për New York Times pranoi se do të ishte “me shumë gjasa demokracia e Jeffersonit për shumë vite.” Ky këndvështrim do të kundërshtonte “vizionin e boshtit ruso-iranian dhe ndjekësit e ttjerë të tij”, është shprehur ai, duke arsyetuar se “qëllimi i tyre për rivendosjen e qeverive irakiane dhe siriane në kufijtë e tyre të mëparshëm është një qëllim krejtësisht në kundërshtim me interesat e shteteve arabe, amerikan, izraelit dhe aleatëve të tjerë.” [9]

Shumica e atyre që janë mbështetës së idesë së ballkanizimit përfytyrojnë një ndarje të trefishtë të Sirisë në një pjesë Aleviste – me shumë mundësi të udhëhequr nga Assadi – Kurdistanin si dhe pjesën më të madhe sunnite. [10] Një vit para se ISIS të shpallte kalifatin e tij, Robin Wright, i cili është studiues në dy shoqata të mendimit të bazuara në Washington, propozoi madje edhe një shtet suni që kalonte kufirin e planit Sykes-Picot në Irak:

“Siria është ndarë në tre rajone të identifikueshëm nga njëri-tjetri, secili me flamurin e tij dhe forcat e veta të sigurisë. Një e ardhme tjetër po merr formë: një qeverisje e ngushtë përgjatë një korridori që kalon nga jugu përmes Damaskut, Homsit dhe Hamaës deri në bregdetin e Mesdheut verior të kontrolluar nga sekti alavi, i minoritetit pjesë e të cilit është edhe Assadi. Në veri, një Kurdistan i vogël, i cili është kryesisht autonom që nga mesi i vitit 2012. Grupi më i madh është qendra e mbizotëruar nga sunnitë. Shpërbërja e Sirisë do të krijonte precedentë për rajonin, duke filluar në vendin fqinj. Deri më tani, Iraku ka arritur t’i rezistojë rrëzimit nga presioni i ardhur nga jashtë, frikës se do të mbetet i vetëm në rajon se dhe nga besnikëria që bleu pasurinë e naftës, të paktën në letër. Megjithatë, Siria tani po e tërheq Irakun në tragjedinë e saj. […] Me kalimin e kohës, pakica sunnite e Irakut – sidomos në provincën perëndimore Anbar, vendi i protestave anti-qeveritare – mund të ndjehen më shumë në ngjashmëri dhe pjesë e shumicës sunnite të Sirisë lindore. Lidhjet fisnore dhe kontrabanda kalojnë kufirin. Së bashku, ata mund të formojnë një Sunnistan de facto ose formal.” [11]

Barak Mendelsohn, në një artikull të publikuar në Foreign Affairs – revistën tremujori të Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë (CFR) – shumë haptazi ka mbrojtur tekëtë prespektivë, nëprmjet këtij artikulli nën titullin “Përça dhe sundo në Siri dhe Irak: pse Perëndimi duhet të planifikojë një përçarje” ku gjithashtu ka argumentuar në mbështetje dhe favor të SHBA-së “një shtet i pavarur sunnit që do të lidhë territore të mbizotëruara nga sunnitë në të dy anët e kufirit.” [12] Edhe pse shumicën e kohës kjo masë dramatike është promovuar si vetëm një zgjidhje për kërcënimin e të kohëve të fundit të paraqiturë nga ISIS-i, nga dokumentet e zbuluara të DIA-së është bërë me dije se SHBA-ja dhe aleatët e tyre e kanë dëshiruar formimin e një Sunnistani të bazuarë në parimet e Islamit Selefist të paktën që nga viti 2012, pra përpara shfaqjes së ISIS. Në dokumentet e marra nga Judicial Watch gjenden paragrafë të këtillë si “Nëse situata zgjidhet, në Sirinë Lindore (Hasaka dhe Der Zor) ekziston mundësia e krijimit të një principate selefiste de facto apo edhe të padeklaruarë ligjërisht (pra të vetë shtetit islamik) dhe pikërisht kjo është pikërisht ajo që mbështetësit e opozitës [të listuar diku tjetër në këtë dokument si Perëndimi, vendet e Gjirit dhe Turqia] dëshironin për të izoluar regjimin sirian.” [13]

Përsa i përket Irakut, sigurisht që shpërbërja ka qënë një alternativë në tyrezë për një kohë më të gjatë. Planet për ta ndarë vendin në tri pjesë janë mbrojtur shpesh nga zyrtarët amerikanë që nga pushtimi i vendit në vitin 2003. Ish-presidenti i CFR, tashmë në pension, Leslie Gelb, ishte i pari që propozoi zyrtarisht një zgjidhje që përfshinte ndarjen në tre shtete – “Kurdët në veri, sunnitë në qendër dhe shiitë në jug” – në një artikull për New York Times, të cilin e pati shkruar vetëm tetë muaj pasi SHBA-ja dhe Britania e Madhe hynë në Irak. [14] Tre vjet më vonë, pasi e hartoi planin e tij për të marrë miratimin e të gjitha palëve, duke e riformuluar atë si “unitet përmes autonomisë nëpërmjet decentralizimit” shkroni një artikull të botuar në të njëjtën gazetë, për të cilin kisht bashkëpunuar me Joe Biden, nënkryetar i ardhshëm në administratën e Obamës dhe gjithashtu një anëtar i CFR-së. [15] Gjithashtu në vitin 2006, nënkoloneli tashmë në pension, Ralph Peters përshkroi një hartë që përfshinte një Irak të ndarë në të cilin qarkullonin gjerësisht bzat ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s [16] gjithashtu, Sekretarja e Shtetit së asaj kohe, Condoleezza Rice parashikoi ngritjen e një “Lindjeje të Mesme të re” nga hiri i sulmit agresiv të Izraelit në Liban. [17]

Deri në vitin 2007, mes rritjes së dhunës mes sekteve në rajon, shumë strategë dhe mendimtarë të anglo-amerikanëve që do të nxisnin më vonë balkanizimin e Sirisë, filluan të argumentojnë se shpërbërja e Irakut në tri nënshtete do të ishte zgjidhja e vetme e qëndrueshme për konfliktin që qeveritë e tyre e kishin krijuar vetë. Në fakt, në janar të vitit 2007, John Bolton, një nga arkitektët kryesorë të pushtimit të Irakut të vitit 2003, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk kishin interesa strategjike për ta mbajtur Irakun të bashkuarë në një shtet te vetëm, [18] dhe më vonë po atë vit, Qendra Saban e Institutit Brookings prodhoi një shkrim në të cilin bëhej thirrje për një “Ndarje të butë” të Irakut. [19] në një mënyrë interesante, një nga bashkautorët e këtij raporti ishte edhe Michael O’Hanlon, i cili në vitin 2015 ishte një nga personat e parë që kërkonte krijimin e “zonave të sigurta” në Siri, e cila në thelb është vetëm një hap i madh drejt shpërbërjes së shtetit sirian.

Edhe pse zyrtarisht, harta e lartpërmendur për një “Lindje të Mesme të re” parashikoi vetëm humbjen e pjesës së sipërme verilindore të Sirisë në favor të krijimit të një shteti të ri të një “Kurdistani të Lirë”, kabllot e Wikileaks kanë zbuluar se SHBA-ja kishte tashmë që nga viti 2006 që po punonte për nxitjen e një Luftë Civile në vend. William Roebuck, gjatë kohës që shërbente si ambasador në ambasadën amerikane në Damask e pati shprehu qartë armiqësinë ndaj udhëheqjes siriane edhe gjatë një konferencë të tërë qëllimi i së cilës ishte dhënja e një Brifing qeverive të Washingtonit dhe Tel Avivit për veprimet e mundshme për të destabilizuar qeverinë e Asadit. Përveç theksimit të ankesave të kurdëve, ai i këshilloi eprorët e tij që të bashkëpunonin sa më nga afër me Egjiptin dhe Arabinë Saudite për të ndezur flakët e tensioneve medhhebiste mes sunnitëve dhe myslimanëve shiitë brenda vendit.

Megjithëse planet për të shpërbërë Irakun dhe Sirinë në disa shtete të vogla të bazuara në përkatësitë e ndrshme fetare ose etninë, gjithmonë ato paraqiten si plane dhe përpjekje humanitare, kështu plotësisht injorojnë faktin se është politika perëndimore e pas 11 shtatorit ajo që krijoi shumë nga problemet me të cilat strategët dhe zyrtarët e NATO-s janë duke u marrë tani dhe ofruar zgjidhje vetjake. Në Siri, mbështetësit e propozimit të balkanizimit të Sirisë sugjerojnë se idetë e tyre janë zgjidhja e vetme e natyrshme për një luftë civile që është shfaqur natyrshëm pasi populli sirian është ngritur kundër qeverisë diktatoriale dhe tiranike të Assadit, pas protestave të “Pranverës Arabe” në Afrikën Veriore. Megjithatë, duhet pranuar se ajo që po shohim, më tepër se një luftë civile, ky konflikt gjashtë-vjeçar është në të vërtetë një luftë artificiale e drejtuar nga jashtë për Sirinë; Një luftë që ka të ngjarë të mos kishte ndodhur – ose të paktën nuk do të kishte zgjatur për kaq shumë vite dhe nuk do të kishte vrarë kaq shumë njerëz – nëse do të mungonte 1) mbështetja financiare, logjistike, ideologjike dhe armatimi që Turqia, Arabia Saudite, Katari dhe NATO kanë mundësuar që nga fillimi i konfliktit të kryengritjes së armatosur dhe 2) fluksi i xhihadistëve të huajë nga e gjithë bota që nga viti 2012 e tutje, të cilëve iu lejuan të kalonin kufijtë për në Siri nga qeveria turke dhe ajo jordaneze dhe që shpeshherë kanë qënë të trajnuarë paraprakisht nga CIA. [21]

Për më tepër, mbështetësit e kësaj politike perëndimore të shpërbërjes së vendit e kanë shpërfillur tërësisht mbështetjen popullore që qeveria siriane ka arritur të ruajë gjatë gjithë konfliktit, gjë e cila mund të vërtetohet pothuajse tërësisht edhe vetëm nga dëshmitë që gjenden në burimet e lidhura me kundërshtarët e Assadit. Në mbarim të vitit 2011, një sondazh turk ka vërtetuar se vetëm 5% e të anketuarve sirianë mbështesnin protestat e dhunshme, ndërsa 91% e kundërshtuan atë, po kështu dhe një rapory i sponsorizuar nga Katari rreth së njëjtës kohë ka bërë me dije se 55% e popullsisë siriane dëshironin që Assadi të qëndronte në detyrë. [23] Përveç këtyre sondazheve, një studim i brendshëm i NATO-s në vitin 2013 vlerësoi se 70% e popullësisë mbështesin presidentin në kontrast me një mbështetje prej vetëm 10% për opozitën e armatosurë. [24] Pas ndryshimeve kushtetuese si rezultat i një referendumi, zgjedhjet e para demokratike dhe konkurruese presidenciale prej dekadash u zhvilluan në vitin 2014. Megjithëse mediat perëndimore jo pak herë e hodhën poshtë kredibilitetin e këtyre zgjedhjeve, mbi 100 vëzhgues ndërkombëtarë të pranishëm – që vinin nga vendet aleate të Sirisë (për shembull Rusia dhe Irani) si dhe vendet jo aleate (si për shembull Brazili, Venezuela dhe Uganda) në të gjithë botën – bënë një deklaratë në të cilën deklaruan se zgjedhjet ishin “të lira dhe të drejta” dhe janë zhviluar “në një mjedis demokratik, në kundërshtim me propagandën perëndimore.” [25] Assadi i fitoi zgjedhjet presidenciale kundër dy kundërshtarëve të tij me 88,7% të votave, me një pjesëmarrje masive prej 73,4% të popullësisë. [26] Kjo do të thotë se 64% e votuesve në këto zgjedhje zgjodhën që Assadi të mbetet në pushtet, kjo shumicë votash është praktikisht më shumë se dyfishi i 26% i votave të votuesve amerikanë në zgjedhjet presidenciale që sollën në detyrën aktuale Donald Trumpin. Ndërsa sunnitë përbëjnë 75% të popullsisë dhe Alevitë vetëm 11%, kjo e bën plotësisht të qartë se përpjekjet për pasqyrimin e rremë të paraqiturë nga mediat perëndimore dhe zyrtarët e sundimit të qeverisë siriane si një diktaturë sektare alevite që shtyp shumicën sunnite janë të pabaza.

Nga ana tjetër, në Irak, tensionet mes sunnitëve, shi’itëve dhe kurdëve kanë ekzistuar tashmë për disa dekada, megjithëse imazhi i ekzistencës së një vendi të ndarë nga përkatësitë sektare përpara luftës është në një masë të madhe veçse një profeci amerikane vetë-përmbushëse. [27] Arkitektët e pushtimit të vitit 2003 ishin gjithsesi të vetëdijshëm për tensionet etnike dhe fetare, dhe ata kërkuan qartë t’i shfrytëzonin ato për të justifikuar ndërhyrjen. Në vitin 1996, David Wurmser, Richard Perle dhe Douglas Feith kishin parashikuar kaosin që do të ndiqte një pushtim të këtillë jo shumë kohë pasi kishin botuar raportin e tyre Clean Break, një plan politikash neokolonizuese të Izraelit që kërkonte largimin e Sadam Huseinit dhe marrjen e kontrollit të Sirisë. Në kundërshtim me argumentet e disa mendimtarëve, ata besonin se Iraku do të “copëtohej nga politika e kryekomandantëve, fiseve, klaneve, sekteve dhe familjeve kryesore” sepse ato ekzistonin “nën fasadat e unitetit të zbatuara nga represioni shtetëror, politika e [vendit] kryesisht nga tribalizmi, sektarizmi dhe konkurrenca si banda/klane të ndryshme. “[28] Përveç kësaj, Carne Ross, një diplomat britanik i cili ka negociuar disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Irakun, pranoi në retrospektivë se në ndërtimin e luftës në Irak “do të mbronim shpeshherë faktin se kur SHBA-ja e ngriti këtë problematikë, se ‘ndryshimi i regjimit’ ishte e papërshtatshme, kryesisht për arsye se Iraku do të shembej në një kaos.” [29] Gjithashtu edhe kompanitë amerikane të inteligjencës kanë qënë të vetëdijshme për pasojat e një pushtimi të mundshëm. Një raport i vitit 2007, i botuar nga Këshilli i Zbulimit të Senatit Amerikan zbuloi se shumë nga dokumentet e inteligjencës të vendit kishin parashikuar se ndarjet e dhunshme sektare do të ishin një pasojë që do të vinin pas një pushtimi. Në mënyrë të veçantë, vlerësimet e inteligjencës që qarkullonin gjerësisht brenda administratës së Bushit në janar 2003, tre muaj para luftës, sugjeruan se një “pushtimi amerikan do të sillte paqëndrueshmëri në Irak që do të shfrytëzoheshin nga terroristët e Iranit dhe al Kaedës.” [30]

Në vend që të përpiqeshin të kontrollonin ndarjet e brendshme sektare, përkundrazi, Washingtoni madje kontribonte në përkeqësimin e tyre edhe gjatë periudhës së pushtimit. SHBA-ja me anë të çarmatosjes së ushtrisë irakene (si dhe në pjesë të mëdha të sektorit masiv shtetëror), i ktheu në njerëz të zemëruarë 400.000 ushtarë të armatosur dhe për pasojë krijoi një vakum që u mbush me një kryengritje të dominuar nga sunnitë. Për të kundërshtuar kryengritjen në një periudhë afatshkurtër, pushtuesi filloi të mbështeste popullsinë më të madhe Shia dhe në mënyrë efektive u dha atyre kontroll mbi qeverinë qendrore. Udhëheqësit Shia po zhvillonin në mënyrë të përshpejtuarë milicitë dhe grupet e vdekjes së tyre, nga ana tjetër për shkak të ndikimit të Iranit ndaj komunitetit Shia të Irakut, Washingtoni filloi të mbështeste xhihadistët ekstremistë sunnitë, duke ndihmuar kështu në krijimin e degëve të al-Kaidës në Irak.

Referencat e pjesës së parë:

[1] David Ignatius, “Piecing together the shattering Middle East,” Washington Post, 17.06.2014, http://washingtonpost.com/opinions/david-ignatius-piecing-together-the-shattering-middle-east/2014/06/17/e73812f8-f63a-11e3-a606-946fd632f9f1_story.html?tid=pm_opinions_pop&utm_term=.336d6cf999ef.

[2] Patrick Wintour, “John Kerry says partition of Syria could be part of ‘plan B’ if peace talks fail,” Guardian, 23.02.2016, http://theguardian.com/world/2016/feb/23/john-kerry-partition-syria-peace-talks.

[3] Sharif Nashashibi, “Is a federal Syria desirable or feasible?”, Al-Jazeera, 17.03.2016, http://aljazeera.com/indepth/opinion/2016/03/federal-syria-desirable-feasible-160315051734382.html; “Syria government, opposition reject federal system: de Mistura,” Press TV, 17.03.2016, http://presstv.ir/Detail/2016/03/17/456328/Syria-UN-Mistura-Daesh.

[4] Wladimir van Wilgenburg, “Kurdish National Council in Syria condemns federalism declaration by Kurdish rival,” ARA News, 19.03.2016, http://aranews.net/2016/03/kurdish-national-council-syria-condemns-federalism-declaration-kurdish-rival/.

[5] Maram Susli, “Kerry’s plan at balkanizing Syria,” New Eastern Outlook, 29.03.2016, http://journal-neo.org/2016/03/29/kerry-s-plan-at-balkanising-syria/.

[6] Michael O’Hanlon, “Deconstructing Syria: a new strategy for America’s most hopeless war,” The Brookings Institute, 30.06.2015, http://brookings.edu/blog/order-from-chaos/2015/06/30/deconstructing-syria-a-new-strategy-for-americas-most-hopeless-war/.

[7] Michael O’Hanlon, “Syria’s one hope may be as dim as Bosnia’s once was,” Reuters, 06.10.2015, http://blogs.reuters.com/great-debate/2015/10/06/syrias-one-hope-may-be-as-dim-as-bosnias-once-was/.

[8] Paul O’Neill, Henry Kissinger’la röportaj, Ford School (New York, 13.06.2013), dakika 26:00-29:05 arası, http://youtube.com/watch?v=ZVasCE1uOf4#t=1232.

[9] John Bolton, “To defeat ISIS, create a Sunni state,” New York Times, 24.11.2015, http://nytimes.com/2015/11/25/opinion/john-bolton-to-defeat-isis-create-a-sunni-state.html?_r=0.

[10] E.g. James Stavridis, “It’s time to seriously consider partitioning Syria,” Foreign Policy, 09.03.2016, http://foreignpolicy.com/2016/03/09/its-time-to-seriously-consider-partitioning-syria/; James Dobbins, Philip Gordon ve Jeffrey Martini, A Peace Plan for Syria (RAND Corporation, 2015), http://rand.org/pubs/perspectives/PE182.html.

[11] Robin Wright, “Imagining a remapped Middle East,” New York Times, 28.09.2013, http://nytimes.com/2013/09/29/opinion/sunday/imagining-a-remapped-middle-east.html?pagewanted=1.

[12] Barak Mendelsohn, “Divide and conquer in Syria and Iraq: why the West should plan for a partition,” Foreign Affairs, 29.11.2015, http://foreignaffairs.com/articles/turkey/2015-11-29/divide-and-conquer-syria-and-iraq.

[13] Defence Intelligence Agency [ABD Savunma İstihbaratı Teşkilatı], “Pgs. 287-293 (291) JW v DOD and State 14-812,” Judicial Watch, 18.05.2015, http://judicialwatch.org/wp-content/uploads/2015/05/Pg.-291-Pgs.-287-293-JW-v-DOD-and-State-14-812-DOD-Release-2015-04-10-final-version11.pdf.

[14] Leslie Gelb, “The three-state solution,” New York Times, 25.11.2003, http://nytimes.com/2003/11/25/opinion/the-three-state-solution.html.

[15] Joseph Biden ve Leslie Gelb, “Unity through autonomy in Iraq,” New York Times, 01.05.2006, http://nytimes.com/2006/05/01/opinion/01biden.html?pagewanted=all&_r=2&.

[16] Mahdi Darius Nazemroaya, “Plans for redrawing the Middle East: the project of a ‘new Middle East’,” Global Research, 18.11.2006, http://globalresearch.ca/plans-for-redrawing-the-middle-east-the-project-for-a-new-middle-east/3882.

[17] Toby Harnden, “Death and despair amid US pursuit of ‘new Middle East’,” Telegraph, 30.07.2006, http://telegraph.co.uk/news/1525200/Death-and-despair-amid-US-pursuit-of-new-Middle-East.html.

[18] “French report: former U.N. envoy Bolton says U.S. has ‘no strategic interest’ in united Iraq,” International Herald Tribune, 29.01.2007; aktaran: Jonathan Cook, Israel and the clash of civilisations: Iraq, Iran and the plan to remake the Middle East (Londra: Pluto Press, 2008), f. 138.

[19] Edward Joseph ve Michael O’Hanlon, The case for soft partition in Iraq (Brooking Enstitüsü Saban Ortadoğu Politikası Merkezi, analiz belgesi no. 12, Haziran 2007), http://brookings.edu/wp-content/uploads/2016/06/06iraq_joseph.pdf.

[20] William Roebuck, “Influencing the SARG in the end of 2006,” 13.12.2006 (Wikileaks, Cable 06 Damascus 5399 a), http://wikileaks.org/plusd/cables/06DAMASCUS5399_a.html.

[21] Bas Spliet, “The proxy war on Syria,” Scrutinised Minds, 03.01.2017, http://scrutinisedminds.com/category/the-proxy-war-on-syria/.

[22] Mensur Akgün ve Sabiha Şenyücel Gündoğar, The perception of Turkey in the Middle East 2011, çev. Jonathan Levack (İstanbul: TESEV Publications, 2011), f. 16.

[23] Jonathan Steele, “Most Syrians back President Assad, but you’d never know from Western media,” Guardian, 17.01.2012, http://theguardian.com/commentisfree/2012/jan/17/syrians-support-assad-western-propaganda.

[24] Poll: 70% of Syrians support Assad, NATO says,” Before It’s News, 13.06.2013, http://beforeitsnews.com/middle-east/2013/06/poll-70-of-syrians-support-assad-says-nato-2452134.html.

[25] Anahita Mukherji, “Foreign delegation in Syria slams West, endorses elections,” Times of India, 05.06.2014, http://timesofindia.indiatimes.com/world/middle-east/Foreign-delegation-in-Syria-slams-West-endorses-elections/articleshow/36069541.cms.

[26] Tim Anderson, The dirty war on Syria: Washington, regime change and resistance (Montréal: Global Research Publishers, 2016), f. 33-5.

[27] Identitetet e ndryshme sektare datojnë vërtet prej disa shekujsh tashmë në Irakun e sotëm, megjithatë dhuna nuk i ka shoqëriaur asnjëherë si një normë normale shoqërore mes tyre. Partia Ba’ath që ishte edhe dominante ishte laike dhe shtypte dhunshëm komunizmin ose ekstremizmin etnik, si rezultat i të cilit ndarjet shoqërore pasqyronin nivelet e urbanizimit, dallimet klasore, fuqinë politike, anëtarësinë fisnore dhe identitetin kombëtar më shumë sesa përkatësinë sektare të këtyre grupimeve. Por politikëbërësit amerikanë ishin të programuarë të vinin në pah vetëm ndarjet sektare midis shiitëve, sunnitëve dhe kurdëve, duke hedhur bazat për një “komunitet të imagjinuarë” që u bë realitet pas ndërhyrjes dhe pushtimit anglo-amerikan: Nabil al-Tikriti, “Politika amerikane dhe Krijimi i një Iraku sektar” Bkz. Nabil al-Tikriti, “US policy and the creation of a sectarian Iraq,” Middle East Institute, 02.07.2008, http://mei.edu/content/us-policy-and-creation-sectarian-iraq.

[28] Institute for Advanced Strategic and Political Studies [Instituti i Studimeve tw Zhvilluara Strategjike dhe Politike], Coping with crumbling states: a Western and Israeli balance of power strategy for the Levant (raporti, Dhjetor 1996), më pas është ribotuar në këtë link: http://scotthorton.org/fairuse/coping-with-crumbling-states-a-western-and-israeli-balance-of-power-strategy-for-the-levant-by-david-wurmser-1996/.

[29] “The full transcript of evidence given to the Butler inquiry,” Independent, 15.12.2006, http://independent.co.uk/news/uk/politics/the-full-transcript-of-evidence-given-to-the-butler-inquiry-428550.html.

[30] Walter Pincus ve Karen DeYoung, “Analysts’ warning of Iraq chaos detailed,” Washington Post, 26.05.2006, http://washingtonpost.com/wp-dyn/content/article/2007/05/25/AR2007052501380.html.

Burimi : Medya.Ş/ ML

OPINIONE