Banda e Bajrajve/ Cfarë paralajmëroi deputeti Salianji pak ditë më parë

Deputeti i PD, Ervin Salianji denoncoi me emra pak kohë më parë se banda e “Bajrajve” ka nën kontroll qytetin e Shkodrës. Në një dalje për mediat, ku denonconte zhdukjen e dy personave në këtë qytet, Salianji tha se banda e lidhur me qeverinë dhe me Edi Ramën, që njihen në Shkodër si banda e Bajrajve, ka totalisht nën kontroll qytetin e Shkodrës, duke krijuar të njëjtën situatë të rëndë kriminale si në Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë, ku krimi bën ligjin dhe vendos për jetën e qytetarëve.

“Shtypi belg ka paraqitur kohët e fundit fakte tronditëse se si Bajrajt, që duhej të ishin në burg për shumë krime, shëtisin të lirë në Shkodër dhe kanë në dorë bizneset kryesore atje, të gjitha me mbështetjen e qeverisë.”- deklaronte Salianji nga selia e PD pak ditë më parë.

Denoncimi i deputetit Ervin Salianji:[youtube https://www.youtube.com/watch?v=rLQF5TtkFuc]

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne