Shqiperia

Banorët e Rrogozhinës në protestë, bllokojnë autostradën

Banorët e Rrogozhinës dhe të zonave përreth kanë dalë në protestë duke bllokuar kështu autostradën Kavajë-Lushnje. Qytetarët kanë reaguar pozitivisht ndaj thirrjes së opozitës për të protestuar.

Në rrethrotullimin e Rrogozhinës qytetarët e kanë bllokuar autostradën në të dyja anët e saj. Rritja e çmimeve, papunësia dhe migrimi i të rinjve që nuk shohin asnjë të ardhme në Shqipëri, janë disa nga arsyet për të cilat banorët deklarojnë se po protestojnë.

“Ne protestojmë për studentët,” tha një protestues, duke renditur edhe çmimin e shtrenjtë të naftës pas saj.

“Kanalet vaditëse nuk janë pastruar. Edi Rama duhet të largohet sa më parë,” mësohet të jetë shprehur protestuesi.

OPINIONE