Banoret e Shkozes kerkojne ndihmen e Amerikes kunder Edi Rames

Banorët e Shkozës, të cilët rrezikojnë që tju shemben banesat, kanë dalë sërish në protestë kundër projektit të Ministrisë së Transporteve.

Plani për zgjerimin e rrugës, përfshiu edhe shembjen e disa banesave.

Janë plot 153 familje që preken nga projekti, dhe të mbetur pa asnjë zgjidhje kanë dalë në një protestë të dytë.

Ditën e sotme ata kanë nisur një marshim nga Shkoza drejt Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Para kësaj, ata i janë drejtuar me një letër Ambasadës Amerikane dhe asaj të BE në vendin tonë, duke i kërkuar ndihmë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne