Banorët e Vorës ka protestuar sot kundër ndërtimit të rrugës që shkon paralel me autostradën pasi sipas tyre është i pakonsultuar dhe prek qendrën e qytetit, duke prishur lulishten si dhe 70 objekte.
Banorët thonë se para 1 viti janë kryer punime për një projekt tjetër, ndërsa pas tërmetit në mënyrë të menjëhershme ata mësojnë se lulishtja e qytetit do të prishet dhe do të ndërtohet një rrugë paralel me autostradën për të shkuar në fshatin Marikaj.
Sipas banorëve kjo është goditja e dytë. Banorët e kundërshtojnë këtë projekt që përveçse prek pallatet e dëmtuar nga tërmeti, prek dhe rreth 70 objekte të tjera, banesa, shërbime që nuk kanë asnjë dëm nga tërmeti. Ndërkohë që sipas tyre do të ngrihen pallate që nuk kanë të bëjnë me popullsinë e Vorës.