Bardhi: A ka qënë Balla me pushime ne Korfuz në të njëjtën kohe me Begon?

Qëndrimi zyrtar I Policisë së Shtetit në lidhje me arrestimin e Edmond begos në Greqi, ku mohohet që ai të kete qënë në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, ka sjelle një tjeter reagim të Partisë Demokratike. Gjatë një postimi në facebook, drejtuesi I departamentit të drejtësisë në PD, Gazmend Bardhi akuzon policinë dhe bën disa pyetje:

U zgjua nga gjumi Policia e Shtetit fiks pas 2 diteve!!

Mqs u zgjua, a mund te na thote: Policia greke me cilin emer dhe mbi bazen e cilit urdher kerkimi nderkombetar e ka arrestuar? Pse e mban ende ne burg?

Dhe mqs i ka hyre verifikimit te sistemit TIMS, te na thote mos ka qene edhe Taulant Balla per pushime ne Korfuz ne te njejten kohe?!

Shpresojme qe per pergjigjen e radhes qytetaret te mos presin edhe 2 dite te tjera!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne