Barnat për COVID-19 nga Kina shpërndahen në Turqi

Barnat për koronavirusin e ri nga Kina përmes ambulancës ajrore janë dërguar në 40 qytete në të gjithë Turqinë, për t’u përdorur për pacientët në njësitë e kujdesit intensiv, njoftoi sot ministri turk i Shëndetësisë.

“Barnat, të cilat arritën në Ankara vonë mbrëmë, u shpërndanë në 40 qytete përmes ambulancave ajrore. Barnat e reja do të përdoren nga pacientët me COVID-19 që trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv”, tha Fahrettin Koca në një deklaratë të shkruar.

Pas shfaqjes në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, virusi është përhapur në të paktën 169 vende dhe rajone në mbarë globin, me mbi 392,000 raste dhe 17,000 vdekje.

Deri më tani, thuajse 103,000 persona të diagnostikuar me COVID-19 janë shëruar nga sëmundja.

Deri më tani, 37 persona kanë vdekur nga virusi në Turqi, me 1.529 raste të konfirmuara./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne