Shqiperia

Basha i del në mbrojtje kryebashkiakut të Lezhës: Hetimi të mos jetë politik

Lulzim Basha doli sot përmes një deklarate pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj një ditë më parë. Kreu i PD-së kërkoi një hetim të paanshëm dhe uroi që kryebashkiaku i zgjedhur në PD të jetë i pafajshëm.

“Shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Kërkojmë që hetimi të jetë transparent, jo politik dhe i panashën”, tha Basha.

“Nuk mund të drejtësi nëse Dako, Tahiri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh të korruptuar të kësaj qeveri nuk do të dalin para drejtësinëSot dua tu them të gjithë shqiptarëve se ne urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrimi im dhe i PD-së është i pandryshuar, të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit, por ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent dhe i paanshëm. Shqiptarët kërkojnë një drejtësi të pandikuar nga axhenda politike selektive të orientuara nga një krah politik drejt një krahu tjetër”, u shpreh kreu i PD.

Në këtë deklaratë kryetari i opozitës shfaqej me deputetë të tjerë të PD-së. Kryebashkiaku i Lezhës u arrestua një ditë më parë bashkë me disa zyrtarë të tjerë. Ai akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e bregdetit të Shëngjinit.