Basha mbërrin në protestë, pritet me fërshëllima dhe kundërshti nga disa qytetarë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbërritur në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, por është pritur me fëshëllima dhe kundërshti nga disa qytetarë. Mbërritja e Bashës ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka patur disa përplasje.

Më pas ka ndërhyrë Robert Budina, i cili ka patur mikrofonin dhe ka thënë se protestuesit nuk duhet të bien pre e provokimeve. Ai tha se partitë politike janë të mirëpritura në protestë, por nuk do t’ju jepet e drejta e fjalës.

“Nuk ja kemi mbyllur askujt të drejtën për të qenë në protestë. Por në protestë do të flasin vetëm aktivistët për mbrojtjen e Teatrit”, deklaroi Budina./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne