Shqiperia

Basha mbledh aleatët në selinë blu, në takim do të marrë pjesë dhe Soreca

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur sot në një mbledhje aleatët. Sipas informacioneve mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 09:00 në selinë blu.

Takimi do të mbahet një ditë pas protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe mësohet se do të diskutohet për vijimin e aksionit opozitar.

Burime bëjnë me dije se në ketë takim do të marrë pjesë dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Një ditë më parë Partia Demokratike dhe aleatët mbështetën protestën e thirrur nga Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Basha pas protestës premtoi se do t’i qëndrojë kontratës që ka bërë me Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe kur të vijë në pushtet do të ndërtojë Teatrin Kombëtar siç ishte./tpz