Basha me studentët në Korçë: Mos u largoni, të rinjtë të marrin në dorë fatin e Shqipërisë

Pas takimit me qytetarët dhe biznesin, kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim edhe me studentët dhe pedagogët e Korçës.

Kryedemokrati u ka kërkuar të rinjve që të mos largohen nga Shqipëria, por të qëndrojnë dhe të jenë ata që duhet të marrin në dorë fatin e vendit.

“Ka ardhur koha që të vendosni. Shqipërinë duhet ta marrë në dorë brezi i ri, mjafton të mos largoheni sepse po u larguat, kush do ta marrë në dorë. Kemi plane me masa për të zbutur krizën ekonomike, për një reformim të thellë të qeverisjes, ku duhet të përfshijmë në radhë të parë rininë. Të mos marrë fund vetëm Rama, por edhe toka që e pjellë Ramën, të krijojmë një qeveri që buron nga vota e njerëzve”, u shpreh Basha, i cili i ftoi studentët që të bëhen pjesë e protestës së madhe më 16 shkurt në Tiranë.

Nga ana tjetër, studentët e pranishëm i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Bashës, madje ata propozuan që rinia të ngrihet sërish në një protestë tjetër, siç ndodhi në dy muajt e fundit të 2018-ës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne