Basha zbulon paketën “Antimafia”: Ja çfarë do godasë

Kryetari i PD Lulzim Basha solli në vëmendje pikat kryesore të platformës së opozitës për të luftuar korrupsionin.

Në videon e shpërndarë nga kreu i opozitës renditen të parat masat “antimafia”, nëpërmjet të cilave vetifikohet, sekuestrohet, konfiskohet: pasuria e kompanive private dhe pronatëve të tyre; Pasuria e zyrtarëve publikë që verifikihet se kanë abuzuar me detyrën; Pasuria e personave të afërt me pronarin e kompanisë apo zyrtarin.

Qëllimi i paketës antimafia sipas Bashës është: Goditja e Korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin; Mbrojtja e pasurise publike; Garantimi i konkurencës së lirë

Në videomesazhin e kreut të opozitës sqarohet edhe një pikë tjetër e rëndësishme e paketës: cfarë verifikon antimafia: Kontratat PPP; Kontratat e koncesionit; Kontratat e Prokurimit Publik; Kontratat e tjetërsimit të pasurive publike; Aktet për lejet, licensat, autorizimet për shfrytëzimin e pasurive publike.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne