Bashar Asad: Abu Bakr Al-Baghdadi ishte agjent i Amerikës

Presidenti i Sirisë deklaroi se Amerika pajtohet vetëm me palët që zbatojnë politikat e Shtëpisë së Bardhë.

Bashar Asad, presidenti i Sirisë, në intervistë me kanalin televiziv Russia Today, e cila u publikua ditën e hënë, tha se Abu Bakr Al-Baghdadi, kreu i grupit terrorit ISIS, ishte agjent i Amerikës dhe shtoi: “Amerika po pretendon se ka vrarë Bin Laden dhe Abu Bakr Al-Baghdadi në kohën kur nuk po tregon trupat e tyre”.

Bashar Asad tha: “Amerika po bënë përpjekje që ta paraqesë vetën si luftues kundër terroristëve në kohën kur ky shtet së bashku me Turqinë që nga viti 2014, është partnere e terroristëve të ISIS në plaçkitjen e naftës së Sirisë”.

Bashar Asad, presidenti i Sirisë duke thënë se izraelitët janë armiq të popujve të rajonit theksoi: “Regjimi sionist ka pushtuar një pjesë të territorit të Sirisë dhe pikërisht për këtë arsye mere pjesë në çfarëdo procesi dhe komploti që është në dëm të Sirisë”.

Bashar Asad gjithashtu vuri në dukje se mediat perëndimore janë shumë larg realitetit dhe theksoi: “Stabiliteti aktual i Sirisë është rezultat i sakrificës së mbi 100 mijë ushtarëve sirianë të cilët janë vrarë ose plagosur”.

Duke kritikuar standardet e dyanshme të perëndimit, Bashar Asad tha: “Në bazë të versionit të perëndimorëve plumbat, predhat, raketat dhe bombat e ushtrisë së Sirisë mund të godasin dhe vrasin vetëm civilët, ndërkohë që sulmet ajrore të Sirisë janë kryer dhe po kryhen vetëm kundër grupeve terroriste”.

Bashar Asad gjithashtu tha se shumica e kurdëve të Sirisë kanë marrëdhënie të mira me sistemin politik dhe shtetëror të Sirisë ndërsa shtoi: “Perëndimorët gjithnjë synojnë të godasin dhe dëmtojnë popullin sirian, për arsye se ata prisnin se ky popull të veprojë kundër sistemin shtetëror të Sirisë në kohën kur sirianët mbështesin sistemin politikë të vendit të tyre”. / PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne