Bashar Asad kërkon zbatimin e marrëveshjes Rusi-Turqi për Idlibin

Presidenti i Sirisë në takim me të dërguarin special të presidentit rus Vladimir Putin në Damask, ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Rusisë dhe Turqisë në lidhje me Idlibin.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, të premten ka pritur në një takim Aleksander Lavrentiv, zv/ministrin e punëve të jashtme të Rusisë dhe të dërguarin special të presidentit rusi Vladimir Putin, me të cilin ka diskutuar në lidhje me programin e raundit të ardhshëm të negociatave të Astanasë dhe rreth zhvillimeve përkatëse me krizën e Sirisë.

Bashar Asad dhe Lavrentiv në këtë takim kanë theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm mes të dy palëve në lidhje me çështjet e përbashkëta për realizimin e kërkesave të popullit të Sirisë dhe krye të tyre çlirimin e plotë të këtij vendi nga terroristët dhe kthimin e sigurisë dhe stabilitetit në territorin e Sirisë.

Bashar Asad në këtë takim ka theksuar nevojën e përpjekjes për mënjanimin e pengesave në rrugën drejt zbatimit të marrëveshjes së Rusisë dhe Turqisë në lidhje me provincën e Idlibit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne