Bashkia e Veliajt luftë me të pastrehët, dëbohen nga Lana

Skenat ku policia Bashkiake “lufton” me shitësit e spinaqit dhe të qepëve nuk janë të pakta. Shumë denoncime publike janë sjellë për këto skena aspak të hijshme nga një shtet. Por kulmi ka arritur ditën e sotme, ku Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj duket se ka shenjëstruar një tjetër kategori të “rrezikshme” e cila po na prish qytetitn. Bëhet fjalë për vendqendrimin e të pastrehëve në Tiranë. Një denoncim nga një qytetar në redaksinë e “JOQ” tregon me pamje se si policia bashkiake ka zbarkuar poshtë urës së Lanës, duke dëbuar ata të cilët jo nga malli por nga halli kanë zgjedhur të jetojnë ty. Është skandaloze mënyra se si një shtet llogjikon për të zgjidhur problemin e të pastrehëve. Pikë së pari është absurde të kërkosh rregull në momentin kur qendrat sociale janë minimaliste në të tilla raste, dhe pikë së dyti edhe në vendet më të zhvilluara të botës, të pastrehët jetojnë nëpër parqe pa i besdisur kush.

Qeveria në Shqipëri është me standarte të dyfishta në raste të tilla, kjo për shkak se kërkesat e saj kundrejt qytetarëve janë për një tjetër standart jetese jo për këtë që u serviret në pjatë. Të dëbosh një të pastrehë nuk ka kurrëfarë sensi sepse nuk ke ku ta dëbosh. Do lëvizet nga poshtë urës për të zënë një urë tjetër? Përgjegjësia në dukje bie mbi uniformat blu, por nuk duhet harruar se urdhëri vjen nga tjetër kund. Sqarime për të tilla situata nuk jep njeri, dhe kjo si gjithëçka tjetër lihet në harresë deri në rastin tjetër. Ema Shazivari

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne