Shqiperia

BASHKIA TIRANË THYEN RREGULLAT E GRUMBULLIMEVE, KONCERT TEK AMFITEATRI I LIQENIT

Vetëm një ditë më parë ishte Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që njoftoi publikisht se pavarësisht mbarimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, vendimet e marra në luftën kundër përhapjes së koronavirusit qëndrojnë në fuqi.

Një ndër to ishte moslejimi i grumbullimeve, si një nga faktorët kryesor të transmetimit të virusit në popullatë. Përtej kësaj masa ndaluese, grumbullimet e njerëzve nuk kanë munguar, madje edhe ato të organizuara nga vetë institucionet shtetërore.

Pikërisht dje, në mbrëmje një amfiteatrin e liqenit artificial u zhvillua një koncert. Me qindra njerëz u mblodhën për të ndjekur një aktivitetet kulturor të zhvilluar dhe të reklamuar nga bashkia e Tiranës. Grumbullimi i të gjitha grupmoshave, nga fëmijët e deri te të rriturit në shkallët e amfiteatrit të Tiranës u bë për të falënderuar me muzikë shqiptare mjekët dhe infermierët që vazhdojnë të përballen me Covid-19, madje në një situata kur të dhënat tregtojnë për një numër më të lartë të infektuarish se në muajt e karantinimit.

Në thyerje të vetë rregullit të vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, për të ndalur çdo lloj grumbullimi qoftë ai argëtues apo politik, Bashkia e Tiranës bën të kundërtën. Ajo lejohet të mbaje aktivitetet kulturore me spektatorë ndërkohë që për institucionet e tjera të artit janë të ndaluara kategorish shfaqjet, jo më të mendohet që të ketë edhe publik.

Përveç se Bashkia Tiranë anashkalon urdhrin e artikuluar nga Ogerta Manastirliu, ajo nuk kujdeset as të respektojë distancën prej 1.5 metra nga njëri spektator te tjetri. Në videon e shpërndarë nga kryebashkiaku në rrjetet sociale, jo vetëm që distanca nuk është ruajtur, por këngëtarët bëhen njësh me admiruesit e tyre, madje edhe me gjithë spërklat që fluturojnë në ajër gjatë këndimit.

Nëse Bashkisë Tiranë i lejohet të zhvillojë aktivitete kulturore me publik, përse në ndeshjet e futbollit nuk lejohen tifozët. A nuk zhvillohen si koncertet dhe ndeshjet në qiell të hapur. A nuk është e mundur ruajtja e distancës si te ulëset e amfiteatrit edhe nëpër stadiume? Përse në aktivitetet e Bashkisë Tiranë rregullimi ndalim grumbullimi nuk zbatohet, ndërkohë që për aktivitetet sportive ai qëndron?/beratitv

OPINIONE

INTERVISTA