Shqiperia

Bashkimi doganor me Kosovën, problem njësimi i dokumenteve

Unifikimi mes doganave të Shqipirësë dhe Kosovës i paraprin politikave dhe marrëveshjejeve të dy vendeve, por që të arrihet plotësisht do të nevojitet kohë. Drejtori i Procedurave Doganore, Saimir Sinani, thekson se sot për sot vështirësia qendron te njësimi i dokumenteve mes dy vendeve.

Ndërsa, lidhur me depozitimin e deklarimeve online të biznesit, tashmë procedura ka ndryshuar dhe verifikimi bëhet nga një punonjës i cili përzgjidhet autmatikisht nga sistemi, duke bërë edhe vlerësimin e çmimit sipas një metodologjie krejt tjetër nga ajo që është përdorur.

Me anë të kësaj skema Drejtoria e Doganave synon standardizimin përmes një forme sa më të saktë të metodave të vlerësimit.

OPINIONE