Bashkimi Evropian do të bashkëpunojë me Iranin për paqen në Afganistan

I dërguari i posaçëm i BE-s për Afganistan Roland Kobia dhe zyrtarët e ministrisë së jashtme iraniane kanë diskutuar zhvillimet në Afganistan dhe theksuan nevojën për forcimin e paqes në atë vend.

Roland Kobia, i cili aktualisht është në Teheran, duke zhvilluar konsultime politike, zbuloi në detaje zhvillimet afgane me Zëvendësministrin e Jashtëm të parë, Murteza Sarmadi dhe Zëvendësministrin e Jashtëm, Sejjid Abbas Arakki.

Gjatë takimeve, zyrtarët iranianë theksuan nevojën për t’i kushtuar vëmendje rolit vendimtar të Kushtetutës afgane në të gjitha bisedimet, duke kërkuar ruajtjen e arritjeve të afganëve gjatë 18 viteve të fundit.

Roland Kobia theksoi ngjashmëritë ndërmjet qëndrimit të BE-s dhe Iranit dhe shprehu gatishmërinë e BE-s për bashkëpunimin me Iranin për të promovuar paqen në vend.

Burimi: IQNA / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne