Bota

Bashkimi Evropian është i shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në Libi

Komisioneri i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e përleshjeve në Libi dhe i bëri thirrje palëve për “vetëpërmbajtje”.

Në deklaratën e bërë me shkrim në emër të gjitha vendeve të BE-së, Borrell tërhoqi vëmendjen se pavarësisht thirrjeve të shoqërisë ndërkombëtare për armëpushim njerëzor në Libi për të penguar përhapjen e  koronavirusit të tipit të ri (COVID-19), përleshjet në këtë vend janë përshkallëzuar.

Ai theksoi se vështirësitë që kanë ardhur së bashku me epideminë bëjnë të detyrueshme ndalimin e përleshje në Tripoli dhe në mbarë vendi.

“Dënojmë çdo sulm ndaj popullit civil. I bëjmë thirrje të gjithë aktorëve në Libi që të mbështesin përpjekjet për zgjidhje politike për ti dhënë fund përleshjeve dhe krizës në vend”, u shpreh Komisioneri i Lartë i BE-së.

Ai deklaroi se dënojnë gjithashtu që infrastruktura civile përdoret për qëllime ushtarake dhe theksoi se palët duhet të respektojnë të drejtat e njeriut dhe rregullat ndërkombëtare.

“Gjithashtu në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje të gjitha vendeve të Kombeve të Bashkuara që të respektojnë embargon e armëve, të mos dërgojnë luftëtarë të huaj në Libi dhe të evitojnë aktivitete që mund të destabilizojnë gjendjen aktuale të brishtë në vend”, shkroi Borrell.

Ai nënvizoi se duhen mbrojtur burimet e naftës dhe infrastruktura e Libisë dhe nafta e prodhuar duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë. /trt

OPINIONE