Bashkitë mbajnë punonjësit në të zezë, Berisha: Të hetojë Prokuroria

sh-kryeministri, Sali Berisha, e ka cilësuar një akt kriminal dhe antikushtetues mospagimin  nga bashkitë të sigurimeve shoqërore për punonjësit.

Berisha thotë se kjo eshte veper e vjedhjes, shperdorimit te buxhetit te shtetit direkt nga drejtuesit per perfitime personale.

Si e tillë, ligjet e vendit parashikojne ndjekje penale per sipermarresit privat qe mbajne qofte dhe dy punetore te pasiguruar.

Berisha apelon Prokurorinë të vendosë para ligjit drejtuesit vendor të korruptuar.

Trembëdhjetë bashki në të gjithë vendit janë klasifikuar si borxhlinj të këqinj.

Sipas të dhënave këto bashki nuk kanë paguar sigurimet shoqërore të punonjësve por edhe detyrimet ndaj Ujësjellësave.

Drejtoria e Tatimeve ka paralajmëruar mbledhjen e e detyrimeve me forcë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne