Baza ushtarake e Pashalimanit dhe gjithë bregdeti i Vlorës, më 5 korrik pa drita!

Më 5 korrik, për 5 orë, zona bregdetare e Vlorës do të vuajë mungesën e energjisë elektrike.

Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ky stakim do të bëhet për shkak të një remonti.

“Në vijim të planit të masave të hartuara nga kompania OSHEE për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes në zonat bregdetare, si garanci për mbulimin e nevojave të furnizimit me energji gjatë sezonit turistik, në datën 5 korrik është planifikuar remont në linjën 35kV L30-31/2 Uji i Ftohtë–Radhimë-Orikum. Punimet do të kryhen në intervalin kohor 04:00-09:00, dhe gjatë kësaj periudhe do të stakohet energjia në nst Radhimë dhe Orikum. Pa energji do të jenë këto zona: Rradhimë, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufër, Orikum, Baza Ushtarake Pashaliman”, thuhet në njoftimin zyrtar të OSHEE-së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne