BE i dhuroi Shqipërisë: 5 ambulanca, 15 ventilatorë dhe 100 njësi shërbimi mjekësore

BE i dhuroi qeverisë shqiptare 5 ambulanca të pajisura me mjete, 15 ventilatorë të lëvizshëm dhe më shumë se 100 njësi të specializuara mjekësore për trajtimin e rasteve të rënda me koronavirus.

Kjo është pjesa e dytë e ndihmave të BE-së për spitalet e vendit në mbështetje të luftës kundër koronavirusit.

“Bashkimi Evropian është donatori më i madh në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri, me 50 milionë euro grante për mbështetje të sistemit shëndetësor dhe rimëkëmbjen socio-ekonomike dhe 180 milionë euro në kredi për asistencë makro financiare”, shkroi në Twitter, ambasadori i BE-së Soreca./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne