BE jep 40 mln euro për restaurimin e monumenteve të kulturës pas tërmetit, ministrja Margariti: Ndërhyjmë fillimisht në 50 prej tyre

Bashkimi Evropian do të japë 40 milionë euro për rindërtimin dhe restaurimin e monumenteve të kulturës në vend të dëmtuara nga tërmeti i 26 nentorit.

Për marrëveshjen e nënshkruar sot mes BE dhe UNOPS, zyra e Kombeve të Bashkuara për zbatimin dhe tenderimin të projekteve, për 4 vitet e ardhshme, ishte e ftuar në rubrikën “Opinion” vetë ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“Shifra një nga më simboliket për kulturën. Nesër konkretizojmë fazat e mëtejshme realizimit të punës. Po shkohet përtej rimëkëmbjes së thjeshtë të plagës së banesave, po restaurojmë edhe monumentet e kulturës, po sjellim komplet një filozofi të re që ka të bëjë me shërbime të shtuara. Do bëhet restaurim edhe i aseteve brenda muzeve.

Do ndërhyhet fillimisht në 50 monumente. Ky do jetë program i gjatë që do zgjasë deri në 3 apo 4 vite, Por rëndësi ka rijetëzimi i këtyre monumenteve. Galeria e Arteve dhe Muzeu Historik Kombëtar janë pjesë e këtij studimi”,- sqaroi ajo./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne