BE kërkon zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Malësinë e Karabakut

Bashkimi Evropian (BE) u bëri thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë që të zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit për zgjidhjen e konfliktit në Malësinë e Karabakut.

Siç njoftoi Komisioni Evropian, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, realizua biseda të ndara telefonike me kryediplomatët e dy vendeve.

Borrell shprehu shpresë se “ndërprerja e armiqësive do të mundësojë përpjekje drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme paqësore të konfliktit dhe do t’i parandalojë vuajtjet e mëtejshme njerëzore”.

“BE është e gatshme të ofrojë ndihmë të mëtejshme humanitare për të adresuar nevojat e popullatës civile të prekur nga konflikti. Së pari dhe më e rëndësishmja, armëpushimi duhet të respektohet dhe zbatohet plotësisht nga të dyja palët”, tha Borrell, duke shtuar se marrëveshja “mund të përbëjë një hap të parë drejt një zgjidhjeje të negociuar, gjithëpëfshirëse dhe të qëndrueshme të konfliktit”.

Më tej, në njoftim thuhet se Borrell theksoi angazhimin e BE-së për të vazhduar të mbështesë formatin e udhëhequr nga bashkë-kryetarët e Grupit të Minskut të OSBE-së dhe theksoi se blloku është i gatshëm të kontribuojë në përpjekjet e grupit për të vendosur një paqe të qëndrueshme.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, por përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator.

Më 10 nëntor, Rusia njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje të armëpushimit nga të dyja vendet për një zgjidhje afatgjate dhe gjithëpërfshirëse të konfliktit gati tre-dekadësh.

Marrëveshja shpalli një armëpushim tërësor dhe fundin e luftimeve mbi 6-javore. Gjatë kësaj periudhe, Baku çliroi 300 vendbanime të saj, përfshirë qytetin strategjik Shusha./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress