BE ndihmon komunitetin turk qipriot me 37 milionë dollarë

Komisioni Evropian sot ka miratuar programin për ndihma prej 31.6 milion euro (37.4 milion dollarë) për komunitetin turk në ishullin e Qipros.

Ndihma financiare synon të lehtësojë ribashkimin e Qipros duke financuar projekte të ndryshme mbi zhvillimin e infrastrukturës dhe mbrojtjen e mjedisit.

Blloku do të financojë pjesë përmirësuese të rrjetit të energjisë elektrike, do të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës dhe do të mbështesë arsimin, trashëgiminë kulturore dhe Komisionin për Personat e Zhdukur përmes ndihmës.

“Jam i sigurt se ato do të kontribuojnë në përpjekjet për ribashkimin e Qipros, i cili është një nga qëllimet kryesore të ndihmës sonë”, tha komisionerja e BE-së për kohezionin dhe reformat Elisa Ferreira.

Midis viteve 2006 dhe 2020, BE ndau 591 milion euro (699 milion dollarë) për projekte që mbështesin komunitetin turk.

Në fillim të këtij viti, 5 milion euro (5.9 milion dollarë) u miratua për të ndihmuar bizneset e vogla për t’u rikuperuar nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e COVID-19./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne